Kolegji ILIRIA përfshihet në garën botërore për të Drejtën Ndërkombëtare Komerciale dhe Arbitrazhit, në Vjenë të Austrisë
Kolegji ILIRIA mori pjesë për herë te parë në garën më të madhe botërore në fushën e të Drejtës Ndërkombëtare Komerciale dhe Arbitrazhit, Willem C. Vis në Vjenë, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë. Në ketë garë morën pjesë mbi 310 Universitete, duke përfshirë universitetet më prestigjoze nga e gjithë bota. Ekipi u udhëhoq nga profesorët Shpresa Ibrahimi, Visar Ramaj dhe Tringa Shkodra, ndërsa studentët të cilët morën pjesë si përfaqësues të Kolegjit ILIRIA në këtë garë ishin Justina Frrokaj, Shaban Kryeziu, Valeza Kastrati, Lirika Bakija dhe Bashkim Halilaj. Ekipet me të cilat garoi Kolegji ILIRIA janë: University of Warwick nga Anglia, HEC Paris nga Franca, Ankara University nga Turqia dhe Monash University nga Australia.
Gara e Studentëve të Kolegjit ILIRIA me ekipin e University of Warwick
Më 19.03. 2016, ekipi i studentëve të Kolegji ILIRIA ka zhvilluar garën kundër University of Warwick nga Anglia në kuadër të garës Ndërkombëtare Willem C. Vis. Kjo ishte gara e parë dhe në kuadër të problemit kompleks ligjor të cilin duhet të analizojnë, studentët e Kolegjit ILIRIA kanë treguar performancë jashtëzakonisht të mirë. Në këtë garë Kolegji ILIRIA është përfaqësuar nga ana e Justina Frrokaj dhe Shaban Kryeziu. Profesoresha Shpresa Ibrahimi ka vlerësuar se paraqitja e Kolegjit ILIRIA në kuadër të garës së parë ka qenë në nivel mjaft të lartë, sikurse ka qenë edhe ajo e Universitetit Warwick. Kjo është reflektuar edhe në komentet e Aritrave.
Gara e studentëve të Kolegjit ILIRIA me ekipin e University of HEC Paris
Ekipi i studentëve të Kolegji ILIRIA gjithashtu ka zhvilluar garë edhe kundër HEC Paris nga Franca, e cila është një ndër shkollat më prestigjioze në Evropë. Edhe këtu performanca e studentëve të Kolegjit ILIRIA ishte jashtëzakonisht e mirë. Kolegi ILIRIA është përfaqësuar nga ana e Lirika Bakija dhe Valeza Kastrati.
Gara e studentëve të Kolegjit ILIRIA me ekipin e University of Monash dhe University of Ankara
Ekpi i studentëve të Kolegji ILIRIA ka garuar kundër Ankara University nga Turqia, dhe Monash University nga Australia. Vlerësimet nga arbitrat kanë qenë shumë të mira mbi përgatitjen dhe prezantimet e studentëve të Kolegjit ILIRIA. Arbitrat dhe profesionistët tjerë kanë vlerësuar se paraqitja e Kolegjit ILIRIA ka qenë tejet profesionale dhe e mirë, duke lënë përshtypje të jashtëzakonshme për një ekip debutues në këtë garë prestigjioze. Vlerësimet e hulumtimeve ligjore dhe prezantimi i argumenteve ligjore kanë qenë në nivel të lartë profesional.
Kolegji ILIRIA është Anëtar i Konsorsiumit Pittsburgh University
Më 22.03.2016, ekipi i Kolegjit ILIRIA morri pjesë në darkën e organizuar nga Universiteti Pittsburgh. Qëllimi i kësaj darke ishte ndarja e eksperiencave të fituara nga studentët për gjatë garës përgatitore për finale në WIS Moot, si dhe munësitë e takimit me profesorë të fushës së Arbitrazhit dhe të drejtës komerciale. Me këtë rast, trajnerët dhe studentët patën rastin të takojnë Prof. Stefan Kroll, Prof Harry Flechtner, arbitra dhe trajnerë nga Universitete elite në botë.
Profesorët e Kolegjit ILIRIA, po ashtu gjatë kësaj vizite patën mundësinë e vizitës së firmave ligjore elite në Vjenë, të cilat do t`i ndihmojnë Kolegjit ILIRIA për përgatitje sa më cilësore në garat e arbitrazhit në vitet në vazhdim