Albspirit

Media/News/Publishing

Maqedonia hedh në treg kartmonedhën “Nënë Tereza” 

 

 

Banka e Maqedonisë së shpejti pritet të hedhë në treg një kartmonedhë të re, ku në qendër të saj do të jetë figura e shenjtores “Nënë Tereza”. Mediat maqedonase bëjnë me dije se në shtator të këtij viti, do të hidhet në qarkullim monedha 100 denarë. Në pjesën e pasme, në qendër të monedhës është shfaqur portreti i Nënës Terezë. Në anën e majtë janë shfaqur zbukurime në formë të kryqeve dhe zemrave. Në anën e djathtë është shkruar data e lindjes dhe vdekjes së Nënë Terezës dhe viti “2016“ , i cili është  viti i shenjtërimit të saj. Po ashtu është shënuar emri i Nënë Terezës në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Kjo monedhë është emetuar për qëllime koleksionimi por paraqet edhe mjet ligjor për pagesë në Republikën e Maqedonisë.

Please follow and like us: