Albspirit

Media/News/Publishing

Meta në burg? “Nuk kanë lindur ata burra që më kërcënojnë”

Refoma në drjetësi mbetet një temat e preferuara të politikës dhe një nga ata që ka shumë për të folur për këtë çështje është Ilir Meta. Megjithatë ai ka vendosur të thotë pak gjëra nga orët e gjata të negociatave, bisedat me kryeministrin Rama apo takimet me ambasdadorët Lu dhe Vlahutin. Në një intervistë për gazetarin Çim Peka, kreu i Kuvendit Ilir Meta u pyet nëse gjatë këtyre kohëve është kërcënuar me fjalën “burg”. Përgjigjja e tij ishte e prerë.

“Nuk besoj, edhe një herë tjetër, se vërtet kanë lindur ata njerëz që mund të kenë një guxim të tillë. Po kështu nuk është ndonjë sekret që indirekt vazhdimisht është përmendur, apo është pëshpëritur se kjo reformë bëhet kundër këtij, kundër atij, dhe nuk është ndonjë sekret që është thënë që është bërë edhe kundër Metës. Ndërkohë që Metën këtu e kanë dhe do ta kenë gjithmonë qytetarët shqiptar pasi Meta nuk e ka në plan të iki të jetoj në ndonjë ishull apo as në ndonjë vend tjetër. Ka vendosur të jetë jetojë këtu në Shqipëri dhe të ndajë çdo gëzim dhe çdo vështirësi me qytetarët e këtij vendi”- tha Meta.

Pyetjes nëse Kryeministri Rama i ka thënë se kërkohet “koka” e tij dhe se ai po përpiqet ta mbrojë, kreu i LSI-së dha këtë përgjigje.

“Së pari çdo njeri do të përgjigjet për kokën e tij në raport me ligjin dhe çdo gjë tjetër. Nuk ka guxuar njeri të ma thotë dhe nuk besoj të guxojë” – tha Meta.

A ka ikur vërtet “dashuria” nga koalicioni PS-LSI?

“Unë nuk jam nga ato që pendohen për atë që bëjmë. Unë jam nga ata që reflektojnë dhe gjithnjë me kërkesa për t’u vetëpërmirësuar. Po flas si politikan, por kjo është një kërkesë edhe ndaj forcës politike ku unë aderojë dhe raportet politike nuk bëhet fjala për qetësi dhe për dashur. Bëhet fjala për partneritet, për marrëveshje. Slogani im “Me qetësi dhe me dashuri” është në momentet kryesisht konfliktuale kur mendojë që nxitimi nuk është këshilltari më i mirë për zgjidhjet më të mira” – ishte përgjigjja diplomatike e Metës.

Please follow and like us: