Albspirit

Media/News/Publishing

Pikat e ekspertizës së fshehtë, ku çalon Reforma në Drejtësi

 

Është porositur një ekspertizë e fshehtë dhe private, nga ekspertë ndërkombëtarë, për Reformën në Drejtësi, që kërkohet të aplikohet në Shqipëri.

Ekspertiza është nisur me email dhe një kopje e saj është siguruar nga media dhe është përkther në shqip në një kohë rekord.

Ja çfarë thuhet në këtë Ekspertizë të porositur, pranë një Instituti Juridik të huaj, angazhuar nga një nga forcat politike shqiptare, për konsulencën juridiuke tën këtij momenti:

1. Eshte bere 18 muaj pune dhe nuk është ngritur asnje tryeze e qëndrueshme e partive politike parlamentare, që te dakortesonte qendrimet paraprakisht.

Pra proçesi i dialogut politik ka qenë dhe mbetet në nivelin 0, sepse edhe zgjidhjet juridike kanë sidoqoftë një premisë politike fillestare, qe detyrimisht duhet ti paraprinte nje Reforme kaq te madhe per shtetin me një projeksion kohor të paktën 20 vjecar.

2. Kjo Reforme është hartuar per te luftur korrupsionin, por ne fakt ky qëllim i shpallur, nuk e zgjidh, por thjesht e zhvendos atë!

Asgjë nuk e ndalon probabilitetin që ta perhapë korrupsionin po aq keq.  Sepse, krahas trupes gjyqsore, Reforma shton një strukturë të re, ne pese vitet e ardheshme. Strukturen e Vetting qe do mund të “kercenoje” ne çdo çast gjykatesit dhe prokuroret te cilet per te dale te paster nga proçesi i vetting, mund të tundohen të paguajnë një “pjesë” të pamvarsisë së tyre politike në Komisionin Veting.

Komisionet e Vetingut me fuqite e mbinatyrshme që parashikohet të kenë në Reformë, nuk kanë gjithësesi, asnjë garanci të posaçme, qe nuk korruptohet edhe ajo, ne vendimmarrjet e veta.

Sidomos kur janë në “lojë” Interesa të Mëdha politike dhe ekonomike.

As filtrimi i Nderkombetareve nuk e ndalon dot, perkundrazi mund ta çimentojë rolin e tyre.

3. Sa i takon rolit te nderkombetareve, Veneza, ne disa raste brenda raportit final thjksohet dhe nënvizohet enkas, se Roli i të Huajve, eshte gjithshçka tjeter perveë se Vendimarrës!

4. Ndarja e Vendim marrjes sovrane te shtetit me te huajt, mund te behet vetem me mandat popullor.  Dhe në asnje rast me Mandat Kushtetues dhe ligjor të tërthortë, sic propozon reforma!

5. Edhe sikur per nje moment, të lindë nevoja, për ndarje të sovranitetit dhe vendmimmarrjes, me shtete të huaja, kjo duhet bërë me Institucionet e atij Shteti dhe jo me ekspertët e rekomanduar. Pra, sovraniteti mund të ndahet, nëse vendos populli shqiptar, rasti brexit është leksion për këtë, me NATO, BE, Keshilli i Europes, e ndoshta edhe me vende te vencanta, por jo me eksperte projektesh!

6. Statusi nderkombetar i ekspertit eshte te keshilloje ne maksimum dhe ne te perditshme e tij te pergatise studime dhe analiza, por kurre te marre vendime ne ne mere e per llogari te nje shteti!

7. Ajo qe pritet te ndodhe, nese do të miratoni këtë Reformë, me cilëndo formule konsensusi, një fakt do të bëni një eleminimi selektiv nga sistemi i drejtesise i disa gjykatesve dhe prokuroreve. Dhe do të lejoini më pas, doni apo nuk doni, futjen ne sistem të disa personave të tjerë, qe kane qene më parë brenda, por qe jane larguar, për vbullnete politike të kundërshtarëve. Kjo na bëri përshtypje, në nenin 179.b të Kushtetutes Shqiptare, që percakton rikthimin e tyre ne sistem.

8. Fill pas ndryshimeve perzgjedhese ne sistem, nuk mund të përjashtohet aspak, përdorimi i këtyre gjykatësve të rinj, “politikë”, për gjueti shtrigash, nga ata që kanë më shumë pushtet se të tjerët në vendin tuaj….

Please follow and like us: