Albspirit

Media/News/Publishing

Studentët e Kolegjit ILIRIA, pjesëmarrës në simulim gjyqësor në 43-vjetorin e Odës së Avokatëve të Kosovës

 

Me rastin e përvjetorit të 43-të të themelimit të Odës së Avokatëve të Kosovës, Dekani i Fakultetit Juridik Prof Dr. Xhafaj dhe Prodekan Ligj. Phd Cand. Ibrahimi morën pjesë në konferencën, “Mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe juristëve të diasporës”.

Kolegji ILIRIA dhe ODA tashmë për 4 vite me radhë zhvillojnë marrëdhënie të rregullta bashkëpunimi, prej të cilës realizojnë organizimin e paneleve profesionale me tema aktuale dhe të rëndësishme për ushtrimin e profesionit ligjor si dhe aktivitete të përbashkëta me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të juristëve të rinj si dhe mundësi për punë praktike për studentë.

Ndërkaq si aktivitet i veçantë për nder të javës së avokatisë, studentët e Kolegjit ILIRIA janë pjesë e ekipit për prezantimin e simulimit gjyqësor në fushën civile dhe atë penale. Kjo garë zhvillohet së bashku me praktikantë të ODA-s dhe studentë tjerë nga Institucionet Arsimit të Lartë në Kosovë. Studentët gjatë simulimit shfaqën shkathtësi analitike në argumentim ligjor, prezantim të argumenteve me guxim dhe maturi të profesionistit ligjor. Prezantimin e tyre e përcollën me vëmendje gjyqtare, prokurore dhe avokate profesioniste, të cilët në fund të simulimit i përgëzuan studentët për rezultatin e shkëlqyer gjatë përgatitjes dhe prezantimit të rasteve të shkurorëzimit dhe trafikimit me qenie njerëzore.

Please follow and like us: