Albspirit

Media/News/Publishing

Artanët, Lame e Shkreli për shkurret e gardhit të Presidencës “bënë namin”, për prishjen e fasadës së “Qemal Stafës” ikin me pushtime

 

Kur thua Artan, menjëherë mendja të shkon ose te Artan Lame, ose te Artan Shkreli… Sepse ata shfaqen të dy bashkë gjithmonë “si Baka me Zekën”…
Shfaqen bashkë kur duhet të “denoncojnë” shkuljen e shkurreve te gardhi i Presidencës…, por nuk shfaqen bashkë kur shkulen pemë disavjeçare te Parku i Liqenit për një kënd beton-lojërash…
Shfaqen bashkë për disa pemë të shkulura në funksion të zgjerimit të rrugës së Elbasanit…, por nuk shfaqen bashkë kur shembet fasada e Stadiumit “Qemal Stafa”, premtuar edhe prej kryeministrit se do të ruhej…
Në fakt, ata bashkë janë tani, që fasada u rrëzua përdhe…, por janë bashkë, familjarisht, me pushime…
Dhe të ndërgjegjshëm se askush nuk i dëgjon më, për më tepër, të ndërgjegjshëm se as mikrofonët e TV-ve nuk ju ofrohen më…, zgjedhin rrjetet sociale për të “protestuar”, si të vetmen dritare të shprehjes së mendimit të tyre “të lirë”.
“Ndjesë” shkruan Artan Lame në “Facebook”, për shembjen e fasadës së Stadiumit Qemal Stafa,.. dhe me kaq ndjehet i qetë me veten se “misionin” e kreu…
Please follow and like us: