Albspirit

Media/News/Publishing

Biznesi dyndje ankesash për tenderat

Deri në fund të korrikut më shumë se 1700 biznesë kanë ankimuar të Komisoneri i Prokurimeve Publike, pasi nuk kanë qenë dakord me vendimet që kanë marrë autoritetet kontraktore të prokurimeve publike.

Siç shihet nga të dhënat e Komisionerit më shumë se 80 për qind e ankesave janë bërë nga kompanitë e ruajtjes së sigurisë fizike.

Pothuajse të gjitha kompanitë kanë apeluar tenderët, në të cilet kanë marrë pjesë, raporton Monitor.

Pas kompanive të sigurisë, ato të  tregtimit të ilaçeve janë ankimuar më së shumti tek Komisioneri i Prokurimeve.

Një raport zyrtar nga Komisioneri tregon se, numri i ankesave varet nga muajt. P.sh. gjatë vitit 2015 vëllimi më i madh i ankesave i përket muajve mars deri në gusht, periudhë kjo që përkon me volumin e punës në përdorimin e fondeve buxhetore.

Duke iu referuar te dhenaves, në Komisionin e Prokurimit Publik, gjatë muajit mars 2015 janë paraqitur 192 ankesa, në muajin prill 162 ankesa, në muajin maj 128 ankesa, në qershor 93 ankesa, në muajin korrik 87 ankesa dhe në muajin gusht 82 ankesa.

Operatori ekonomik ose tenderuesi, si dhe çdo person që ka ose ka pasur interes në një procedurë prokurimi publik, koncesioni, ankandi dhe kur është dëmtuar ose rrezikohet të dëmtohet nga një vendim i autoritetit kontraktor, i marrë në kundërshtim me këtë ligj, mund ta kundërshtojë vendimin.

Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është  një organ shtetëror specifik, me juridiksionin për të siguruar mbrojtje ligjore në prokurimin publik.

Komisioni i Prokurimit Publik u krijua me qëllimin për të koordinuar sistemin e prokurimit publik në Shqipëri, me traditat ligjore të Bashkimit Europian.

KPP-ja u krijua në bazë të Ligjit të Prokurimit Publik, si organi më i lartë në fushën e prokurimeve, i cili garanton mbrojtje ligjore për tenderuesit dhe interesat publike në të gjitha fazat e procedurave të prokurimit publik, koncesioneve, ankandeve dhe lejeve minerare.

Please follow and like us: