Jepen detajet rreth vrasjes së inspektores së policisë
Policia e Sarandës ka dhënë detajet e para rreth vetëvrasjes sipas saj që ka ndodhur sot pasdite në Sarandë, ku një inspektore policie qëlloi veten me armën e shërbimit. Njoftimi:
Rreth orës 19:21, një shtetase dyshohet se ka vrarë vetën në banesën e saj. Trupi i pajetë i përket shtetases së quajtur: Jeroldina Iljazi, rreth 23 vjeçe, banuese në Sarandë (Punonjëse Policie me gradën Inspektore). Dyshohet se kjo shtetase është vetvrarë me armën e shërbimit në banesë, në dhomën e saj në lagjen nr.3 Sarandë, për shkaqe ende të paqarta. Sqarojmë se në momentin e kryerjes së krimit, në banesë ka qenë edhe gjyshja e saj. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.