Albspirit

Media/News/Publishing

KLSH kallëzon në prokurori kryetaren e KQZ, Lefterie Luzin: Shkelje në miliona dollarë me projektet pilot 

 

 

KLSH-ja ka kallëzuar në prokurori, Kryetaren e KQZ-së Lefterie Luzin, për shkelje me projektet pilot për zgjedhjet e 2013-ës. KQZ rezulton se ka favorizuar kompaninë spanjolle në vitin 2013, kur projekti mund të kryhej edhe nga vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. KQZ ka shkelur kontratën me kompaninë INDRA System sh.a. Të dy projektet pilot në Tiranë dhe në Fier, dështuan. Në raportin e KLSH për kontrollet e ushtruara në periudhën janar-qershor 2016 në KQZ, rezulton ndër të tjera:

SHKELJET ME DËM EKONOMIK TË KONSTATUAR NË SEKTORIN E TATIM – TAKSAVE:

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, në vlerën 898 mijë lekë, nga të cilat: 789 mijë lekë nga mosndalja e tatimit në masën 15% mbi të ardhurat e realizuara në projektin me objekt “Përshtatja e zgjedhjeve vendore me modulin e zgjedhjeve parlamentare, të përshkruajë rolet, rezultatet dhe përgjegjësitë që lidhen me zbatimin e Softwar-it në programin AlbERT” dhe 109 mijë lekë nga mosndalja e tatimit në masën 15% mbi të ardhurat e përfituara në formë bonusi mbi shpenzimet e transportit pasi shuma e të ardhurave të përfituara nuk është bashkuar me pagën, mbi të cilën duhej llogaritur tatimi mbi të ardhurat.

NË FUSHËN E PROKURIMEVE, SHKELJE E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  351 179 000 lekë

KALLËZIMET PËR NDJEKJE PENALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (Kryetare e KQZ).

Buletini i dytë statistikor i vitit 2016, përmbledh rezultatet e të gjitha auditimeve të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë periudhës janarqershor. Në këtë buletin përfshihen, dëmi ekonomik i konstatuar, të ardhurat e munguara, masat disiplinore dhe administrative të rekomanduara, si edhe kallëzimet penale të përcjellë në Prokurori, për auditimet e përfunduara

Screenshot_2

Please follow and like us: