Albspirit

Media/News/Publishing

Ky 25-vjeçar me fytyrë fëmije ka trashëguar këtë pasuri

Njihuni me Hugh Richard Luis Grosvenor, 25 vjeç, që është bërë këtë javë personi i tretë më i pasur në Britani.

Babai i tij ishte Duka e Westminster-it, që ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.

Gerald Grosvenor trashëgoi shumë prona, por u tregua një biznesmen i vërtetë duke e çuar në qiell pasurinë.

Tashmë ky 25-vjeçar me fytyrë fëmije do ketë një pasuri prej plot 9.3 miliardë sterlinash.

Të gjithë ata që dinë ca gjëra për botën, e dinë se ç’do të thotë se kesh një pronë në Mayfair të Londrës.

Epo ky djalosh do ketë në pronësi shumicën e kësaj lagjeje.

Pronat e tij shtrihen në disa prej zonave më të mira në Britani.

Kështjella, vila, restorante, hotele, male, plantacione ullinjsh, qendra tregtare në Britani, SHBA, Kanada, Kinë, Japoni, Suedi, Francë, etj, do jenë në pronësinë e tij.

 

Please follow and like us: