Albspirit

Media/News/Publishing

Letra e republikanëve: Të ndalet Donald Trump

Më shumë se 70 republikanë i dërguan një letër të hapur Komitetit Kombëtar të partisë duke i kërkuar këtij organizmi që të mos e ndihmojë më fushatën e Donald Trump.

Sipas firmëtarëve të letrës, qëndrimi ndarës dhe paaftësia e Trump rrezikojnë që të dëmtojnë ndjeshëm partinë në zgjedhje e nëntorit. Në letër shkruhet se partia duhet të harrojë Trump dhe të fokusohet tek kandidatët që garojnë për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve.

Kjo do të thotë se një pjesë e republikanëve që kundështojnë Trumpin, i cilësojnë të humbura zgjedhjet presidencaile në nëntor dhe duan që të kufizojnë sa më shumë disfatën duke u paraqitur sa më mirë që të munden në zgjedhje për Kongresin.

“Ne besojmë se ndarja, papërgjegjshmëria, paaftësia dhe mungesa rekord e popullaritet që Trump ofron, do të sjellë një fitore të jashtëzakonshme të demokratëve në zgjedhje presidenciale”, shkruhet në letër.

Sipas kundërshtarëve të Trump, partia duhet të fokusojë burimet që ka në dispozicion tek garat për senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve, pasi gara e Trumpit është tashmë e humbur dhe kjo bëhet e qartë nga dita në ditë.

Vetë trump, duke reaguar ndaj letërs tha se nuk është aspak i shqetësuar se partia mund t’i presë fondet dhe ai mund të bëjë të njëjtën gjë, të mos financojë më Partinë Republikane.

Kritikët kërkojnë që Trump të lërë vullnetarisht kandidimin për ta zëvendësuar, por zor se ai do ta bëjë. mbi të gjitha rregullorja e partisë nuk lejon gjetjen e një tjetër kandidati në këtë pikë të garës.

Disa republikanë kanë sugjeruar një rregullore që s’është përdorur kurrë më parë: shpallja e Trumpit jo mirë mendërisht nga Komiteti Kombëtar. Por të shpallësh të çmendur njeriun që është zgjedhur nga më shumë se 10 milionë amerikanë është një lëvizje tepër e guximshme dhe nuk dihet se çpasoja mund të sjellë.

Sondazhet tregojnë se Trump po humbet terren në shtetet të rëndësishme për zgjedhje dhe krerët e partisë duhet të marrin vendime të vështira.

Please follow and like us: