Albspirit

Media/News/Publishing

Marko Bello: “Sa më shumë hashash kultivohet në Shqipëri, aq më shumë heshtin ambasadorët e huaj” 

 

 

Tashmë kultivimi i hashashit në Shqiperi ka marrë përmasa të tilla saqë nuk përben më lajm. Çudia qëndron në faktin se sa më shume mbillet kanabis, aq më shume heshtin ambasadoret e akredituar në Tirane.

Ligji e dënon atë që e mbjell, kultivon, transporton apo tregëton drogën, por njerezit duken sikur nuk kanë më frikë as nga ligji, as nga agjensitë ligjzbatuese dhe as nga arrestimi apo burgosja.

Dikur Lazarati, vendi simbol i kultivimit të hashashit ishte në qendër të lajmeve ndërkombëtare, ndërsa Shqipëria etiketohej si një vend ku shteti nuk kishte asnje kontroll në këtë pjesë të territorit, ndërsa sot, kur bima shtatderdhur ka pushtuar krejt territorin, askush nga partnerët perëndimorë nuk reagon.

Më keq akoma, edhe rastet kur policët korrnin mijëra bime, duke iu hequr mundesinë grupeve të organizuar kriminale të shtonin fitimet, tani sikur nuk po transmetohen më në kronikat e lajmeve.

Sa për të arrestuarit apo të dënuarit, këta numurohen me gishtat e dorës dhe përgjithësisht janë “peshq të vegjël”. Shumica e parcelave deklarohen se jane pa autorë, a thua se ato janë mbjellë me “frymën e shenjtë”.

Qeveria duhet ta adresojë dhe neutralizoje urgjentisht këtë dukuri, para se Shqiperia të jetë kthyer në një Kolumbi të Europës. Jemi ende në kohë ta ndalojmë rrëshqitjen e vendit drejt greminës dhe të mos lejojmë realizimin e asaj profecie të kobshme se “cdo shtet ka mafien e vet, ndërsa në Shqipëri duket se mafia ka shtetin e saj”.

Please follow and like us: