Albspirit

Media/News/Publishing

Ministrat e qeverisë së re të Serbisë

Parlamenti i Serbisë votoi me 163 vota pro dhe 62 kundër kabinetin e ri qeveritar. Kryeministri mbetet i njëjti, por ka dhe disa ndryshime.

Kabinetin e ri qeveritar e përbëjnë sërish Partia Përparimtare Serbe dhe Partia Socialiste, por ka dhe disa ministra jashtë tyre. Pas gati katër muaj negociatash dhe bisedimesh me partnerë të mundshëm, kryeministri i ri/vjetër Aleksandar Vuçiq, paraqiti përbërjen e qeverisë së re, e cila u votua me shumicë të madhe. Në fjalimin e tij maratonik, Vuçiqi theksoi se Serbia do të vazhdojë rrugën e afrimit me Bashkimin Evropian, por do të vazhdojë të mbajë raporte shumë të ngushta edhe me Rusinë. Vuçiq i kërkoi vet zgjedhjet në prill të këtij viti, me qëllim që të konfirmojë mbështetjen për kursin e tij pro-evropian.

Në betim përmendet edhe Kosova

Një prej kërkesave të shpeshta në rrugën e afrimit të Serbisë me Bashkimin Evropian është normalizimi i plotë i raporteve me Kosovën si dhe ndryshimet e Kushtetutës, ku thuhet se Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë. Vuçiq deklaroi këto ditë se zgjidhja më e lehtë do të ishte “njohja e pavarësisë së Kosovës”, por këtë “nuk do ta bëj askuksh në Serbi”.

Në betimin e ministrave ndër të tjera thuhet: “Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë dhe zotohem se me nder do ta respektoj Kushtetutën dhe ligjin, që detyrën e anëtarit të qeverisë do ta kryej me përgjegjësi, ndërgjegje dhe do të jem i përkushtuar për ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë brenda Republikës së Serbisë”.

Serbien Belgrad Premierminister Aleksandar Vucic im Parlament

Kabineti i ri qeveritar i Serbisë do të ketë 19 anëtarë.

  1. Aleksandar Vuçiq – kryeministër
  2. Ivica Daçiq – zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme
  3. Nebojsha Stefanoviq – zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme
  4. Zorana Mihajlloviq – zëvendëskryeministre dhe ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës
  5. Rasim Ljajiq – zëvendëskryeministër dhe ministër i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit
  6. Dushan Vujoviq – ministër i Financave
  7. Goran Knezheviq – ministër i Ekonomisë
  8. Branislav Nedimoviq – ministër i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit
  9. Nella Kuburoviq – ministre e Drejtësisë
  10. Ana Brnabiq – ministre e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale
  11. Zoran Gjorgjeviq – ministër i Mbrojtjes
  12. Aleksandar Antiq – ministër i Minierave dhe Energjisë
  13. Mlladen Sharqeviq – ministër për Arsim dhe Shkencë
  14. Zllatibor Lonçar – ministër i Shëndetësisë
  15. Aleksandar Vulin – ministër i Punës dhe Punësimit
  16. Vanja Udoviçiq – ministër për Rini e Sport
  17. Vlladan Vukosavleviq – ministër për Kulturë dhe Informim
  18. Jadranka Joksimoviq – ministre pa portofol
  19. Slavica Ghukiq Dejanoviq – ministre pa portofol
Please follow and like us: