Albspirit

Media/News/Publishing

Pas Kokëdhimës, Braçe sulmon edhe drejtorin e LSI në Hipotekë

Tre arrestimet në Hipotekën e Lushnjës nuk e kane zgjidhur situatën e rëndë në këtë institucion, bën me dije Erjojn Braçe. Deputeti tregon që çdo mëngjes i vijnë mesazhe dhe ankesa për zyrën e hipotekës ku qytetarët torturohen çdo ditë. Bashkëngjitur ankesës së një banori të Gradishtës, në Divjakë, zonë ku ai është deputet, Braçe, shkruan se ndihet i dorëzuar, pasi me gjithë arrestimet e zyrtarëve në këtë institucion, askush që ulet në atë karrige, sipas tij nuk vë mend.

“Myzeqare dhe jo vetem qe dhonohen, torturohen, rripen ne kete zyre te Lushnjes”- shkruan Braçe.

Kreu i Hipotekës së Lushnjes është Astrit Dervishi, i LSI-së, ish-kryetar i komunës së Tërbufit.

Postimi i plote i Braçes në FB

Ka te paken dy vite qe;
MENGJESI IM NIS ME KETO MESAZHE PER “PUNEN” NE ZYREN E RREGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTSHME NE LUSHNJE.

Po ju them cdo dite!
Dhe vijojne gjate gjithe dites.
Myzeqare dhe jo vetem qe dhonohen, torturohen, rripen ne kete zyre te Lushnjes.

Jam i dorezuar!
Tre drejtues te kesaj zyre kane perfunduar ne burg ne tre vite-per KORRUPSION natyrisht.
Nuk ze mend askush qe ulet ne ate karrige.

Ja mezazhi i plote nga nje qytetar i bashkise Divjake, njesia Gradishte.

Ora 07.48:
Prsh…kam pas pun ne hipoteken e lushjes keto dite e jam befasuar nga puna e komunikimi i tyre. I pashe te gjitha atje, sharjet, fyerjet, beshtymat, pleq nga 80 vjec qe ofendoheshin. Turp, turp, shume turp per nje qeveri e aq me keq kur thote se po bejme shtet, me ca po e ben me derra me injorante, me sharlatane, me perverse. Te siguroj qe ajo s’ eshte zyre shteti por nje qenef publik miku im. Aman te lutem mos me thuaj provokim , apo po me shantazhon , sepse do te ndihem me keq se sa ne ato qenefzyra.

Please follow and like us: