Putin ia ndërron postin një zyrtari të rëndësishëm
Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka ka larguar në mënyrë tërësisht të papritur shefin e Kabinetit të tij, Sergei Ivanov dhe e ka vendosur në një pozitë tjetër më të ulët e me më pak ndikim. Kremlini tha sot se Ivanov nuk do të shërbejë më si përfaqësues i Presidencës për çështje të transportit dhe ambientit. Ish-zëvendësi i Ivanov, Anton Vaino, e ka zëvendësuar atë si shef i Kabinetit i Kremlinit. Putin tha se Ivanov vetë kishte kërkuar që të largohej nga ajo pozitë, si udhëheqës i administratës së Kremlinit.
Please follow and like us: