Republikanët kërkojnë ndërprerje të financave për fushatën e Trumpit
Më shumë se 70 republikanë i kanë shkruar një letër kreut të Komitetit Kombëtar të Partisë Republike, në të cilën kanë bërë thirrje që të ndalojnë ndihmën për fushatën e kandidatit, Donald Trump.
Ata thanë se qasja përçarëse dhe paaftësia e Trumpit rrezikojnë fundosjen e partisë në zgjedhje të nëntorit.
Në letër thuhet se partia duhet të përqendrohet në mbrojtjen e kandidatëve për Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.
Nënshkruesit e kësaj letre janë ish anëtar të Kongresit.
Sipas tyre, paaftësia dhe pakujdesia e Donald Trumpit, rrezikojnë që këto zgjedhje të shndërrohen në lumë votash për demokratët.
Please follow and like us: