Albspirit

Media/News/Publishing

Sherret në misionin e OKB-së në Gjenevë, ambasadorja Kodra: Po më përndjekin

Ambasadorja shqiptare në misionin diplomatik pranë OKB-së në Gjenevë, Zvicër, ka bërë disa denoncime në Prokurorinë e Tiranës. Filloreta Kodra ka denoncuar disa vartës dhe ish-vartës, të cilët i kanë dërguar më mijëra mesazhe telefonike.

“Më kanë dërguar mijëra mesazhe, në çdo orë të ditës apo të natës” është denoncimi i ambasadores Kodra, e cila i ka vënë në dispozicion prokurorëve edhe aparatet telefonikë, si dhe listën e mesazheve. Megjithëse është muaj gusht, prokuroria ka regjistruar kallëzimin dhe, në fillim të muajit shtator, do të verifikojë edhe njëherë pretendimet e zonjës Kodra.

Megjithatë, nga të dhënat paraprake, mësohet se këto mesazhe kanë lidhje me një konflikt që ambasadorja ka pasur me disa vartës në misionin diplomatik pranë OKB-së në Gjenevë. Më parë, një punonjëse, B.Zoto, e kishte denoncuar publikisht ambasadoren për shkelje të ligjit, apo edhe të ndërprerjes së marrëdhënieve financiare të saj. madje, Zoto pretendonte se Kodra punësoi burrin e saj si financier, megjithëse ishte pensionist. Ajo pretendonte se ambasadorja kishte bërë disa shpenzime luksi, duke e denoncuar publikisht edhe me dokumente.

Akuza thotë se ambasadorja Kodra, në disa pretendime, i referohet edhe kësaj shtetase, si autore e mundshme e dërgimit të këtyre mesazheve.

Please follow and like us: