Vila në bregdet dhe jashtë Shqipërisë, makina luksoze dhe para pa fund: Zbulohet pasuria e anëtarëve të Bordit të BSH
Zbardhet pasuria e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, e cila sipas një raporti sekret të KLSH, është përfshirë në një tjetër skandal të rëndë financiar, me bankat e nivelit të dytë, ku janë përvetësuar dhe ndarë 21 milionë euro. Përgjatë dy viteve të fundit, 2014-2015, njerëzit që mbikëqyrin veprimtarinë, politikat e administrimit dhe operacionet e Bankës se Shqipërisë, kanë deklaruar pranë ILDKP vila në bregdet dhe jashtë Shqipërisë, apartamente në Tiranë, makina të shtrenjta, të ardhura nga bizneset, llogari bankare etj.
Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës, Petraq Milo, deklaron se është bashkëpronar me 75 për qind i një apartamenti në Tiranë, me vlerë 53 037 lekë si dhe bashkëpronar i një shtëpie banimi në Vlorë, përfituar me trashëgimi. Milo deklaron gjithashtu një makinë me vlerë 17 mijë euro, 190 mijë euro sigurim jete në Francë, 57 627 euro plan për sigurim banese, 5 287 euro nga titujt financiar, 1 312 884 lekë të ardhura nga puna në Universitetin e Tiranës, 4 795 385 lekë të ardhura nga konsulenca, 2 003 915 lekë të ardhur nga Këshilli Mbikëqyrës, 4 147 881 lekë interesa nga bono thesari, 2 600 euro të ardhura nga qiratë, pagën e djalit, pagën e bashkëshortes dhe disa llogari bankare.
Denada Prifti
Anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Denada Prifti deklaron se është pronare e një shtëpie për t’u restauruar në Spanjë, të cilën e ka blerë për 7 675 euro. Po ashtu zonja është pronare e një trualli me sipërfaqe 419 m2 në Gjermani, blerë më 01.10.2014, për 13 000 euro. Ajo thotë se ka marrë një kredi 30 000 euro, ndërsa deklaron një veture tip Citroen C5 me vlerë 32 802 euro, veture tip Smart me vlerë 11 555 euro, ortake me 100% i shoqërisë “Enrima GmbH” etj. Denada Prifti deklaron 48 191 euro të ardhura nga paga në Komisionin Europian, 1 680 703 lekë nga Këshilli Mbikëqyrës, 33 458 euro të ardhura nga paga si eksperte etj.
Elisabeta Gjoni
Deklaratat
Njerëzit që mbikëqyrin veprimtarinë e BSH kanë deklaruar pranë ILDKP vila në bregdet dhe jashtë Shqipërisë, apartamente në Tiranë, makina të shtrenjta, të ardhura nga bizneset, llogari bankare etj.
Paradoksi
Elisabeta Gjoni, anëtare e Këshillit Mbikëqyrës ka përfituar një apartament si e pastrehë nga Enti i Banesave, me vlerë 1 428 592 lekë, por zonja rezulton me tre apartamente dhe me shumë të ardhura.
Shtëpi 7 mijë euro
Anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Denada Prifti deklaron se është pronare e një shtëpie për t’u restauruar në Spanjë, të cilën e ka blerë për 7 675 euro.