10 000 dhoma dhe 5 pista helikopterësh, hoteli më i madh në botë në shkretëtirë
Në një luginë të shkretë në anën perëndimore të Arabisë Saudite shtrihet qyteti i Shenjtë i Mekës, vendi i parë i shenjtë myslimanët dhe ku besohet se është “qendra” e tokës.
Meka që është vendlindja e Profetit Muhamed tërheq çdo vit miliona besimtarë si dhe turistë. Atje po ndërtohet hoteli më i madh në botë.
Kulla e quajtur “Abraj Kudai” është aktualisht në ndërtim në shkretëtirë. Ajo do të ketë 10 mijë dhoma, 70 restorante, 12 kulla dhe pesë pista helikopterësh.
Ministria e Financave e Arabisë Saudite tha se projekti kushton 2.7 miliardë euro dhe pritet të përfundoi vitin e ardhshëm.
Hoteli do të jetë kulla më e lartë në këtë tokë, ku vitin e ardhshëm do të jenë ndërtuar 45 kate. Ajo do të zërë një hapësirë prej 15 mijë metrash katror.