FRANCË – Rritet mosbesimi i katolikëve praktikues kundrejt islamit
Katolikët praktikues në Francë tregohen gjithnjë e më shumë mosbesues kundrejt islamit, sipas një sondazh të institutit Ifop të publikuar sot nga e përditshmja “Le Monde”, që ka pësuar rritje pas vrasjes së një prifti nga dy xhihadistë.
Nëse në shkurt 2015, një ditë pas atentateve kundër të përjaveshmes satirike Charlie Hebdo dhe një qendre tregtare “Cacher”, raporti ndaj islamit ishte kryesisht stabël në gjithë opinionin publik dhe tek katolikët praktikues, në korrik 2016 dallimi është shumë i dukshëm, sipas një sondazhi të ri të Ifop të realizuar pas sulmit në një kishë në veriperëndim të vendit.
Në shkurt 2015, 62% e francezëve dhe 64% e katolikëve praktikues shpreheshin dakord me pohimin se “nuk duhet bërë amalgamë, mes myslimanëve që jetojnë në paqe në Francë dhe islamikëve radikalë që përbëjnë një kërcënim”.
Por toni ka ndryshuar një vit e gjysmë më von, nëse opinioni i përgjithshëm i francezëve mbetet i njëjti (63% vazhdojnë tër efuzojnë amalgamën), vetëm 49% e katolikëve praktikues janë kunëd këtij parimi, sipas këtij sondazhi.
Nga ana tjetër pohimi sipas të cilit “islami përfaqëson një kërcënim”, ka mbetur i ulët dhe stabël tek francezët (33% në korrik 2016 kundrejt 32% në janar 2015), por është rritur në 45% tek katolikët praktikues në verën 2016, kundrejt 33% që ishte më parë.