Gazetarja e famshme: Të bëj seks me një mashkull 50 vjeçar? Me një më të ri ndryshon puna…
Ajo është një gazetare e famshme, vezulluese në televizion, e çmendur pas punës, por plot me pasiguri në jetën e saj private. Eshtë Barbara D’Urso, gazetarja dhe prezantuesja e famshme e “Canale 5”, e cila vjen këtë herë me një rrëfim ndryshe për jetën e saj.
“Kurrë nuk kam shkuar me një burrë tek të 50-at, madje vazhdon ajo, veten e gjej tek ata me moshë më të re, nga 20 deri tek ata 40 vjeçar. Tek pushon në brigjet e Versilias, Barbara D’Urso thotë se “meshkujt me moshë të madhe, nuk janë në shijet e saj , pasi “zakonisht ata kanë probleme, ose janë duke u ndarë nga një dashuri, ose kanë frikë nga unë”.
Barbara D’Urso, një femër rrezatuese në shfaqjet televizive italiane, por me shpirtin e saj të dyfishtë: “me pasion dhe e palodhur ne pune, por plot me dyshime në jetën e saj private.
Për te, vështirësia e vërtetë nuk është aq shumë për të punuar shtatë ditë në javë, por për të gjetur një njeri që nuk ka frikë prej saj. “Unë kam një personalitet të madh – thotë d’Urso – Më shohin si një grua të famshme, ndoshta edhe të pakapshme.
E ç’mund të bëj një mashkull përpara një gruaje të tillë, kur dëshira e tij është që ta ketë sado pak në kontroll të dashurën e tij!.
Megjithatë ajo tregon se, për të bërë dashuri me nje njeri, asaj duhet qe “t’i bjerë në koke”. Duhet që të jem e dashuruar me të vërtetë, tregon ajo.