Gjendet 18 vjeçarja e denoncuar si e zhdukur, punonte si balerinë nate në Durrës

18 vjeçarja ishte shpallur e zhdukur dhe kërkohej prej disa kohësh, por është gjetur duke perfomuar si balerinë nate në një prej lokaleve të natës në qytetin e Durrësit.
Burime nga policia e qytetit bregdetar thanë se, gjatë kontrolleve të natës së premte dhe orëve të para të ditës së shtunë, janë shoqëruar 14 persona për verifikim ku 6 prej tyre ishin balerina.
Njëra prej femrave të shoqëruara gjatë verifikimeve rezultoi se ishte e shpallur në kërkim, pasi ishte larguar nga banesa, konkretisht 18-vjeçarja me inicialet B. M., 18 vjeçe, banues në Tiranë.
Pas gjetjes së të resë, ajo është shoqëruar për në Tiranë ku i është dorëzuar familjes së saj.
Please follow and like us: