Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida TABAKU: Vetëm 2 investitorë të huaj në një vit!

Raporti i AIDA, publikuar sot nga revista Monitor, është një argument shtesë që i shtohet pafundësisë së argumenteve që vërtetojnë dështimin e plotë të qeverisë tek investimet e huaja. Në Shqipëri kanë ardhur 67 investitorë të huaj vetëm për këtë vit nga të cilët vetëm 2 prej tyre kanë vendosur të hapin biznesin e tyre tek ne. Bizneset e tjera kanë vendosur të zgjedhin vende si Maqedonia, Serbia, Mali i Zi apo edhe Bullgaria për të hapur vende pune duke anashkaluar një vend strategjik si Shqipëria.

Përse një sjellje e tillë?

Përgjigjen e kësaj pyetje tanimë e dimë të gjithë dhe ajo lidhet ekskluzivisht me taksat e larta. Gjatë këtij mandati taksat dhe tarifat e qeverisë në kurriz të bizneseve janë rritur më shumë se 450 mln $. Çdo biznesi i është dashur të përballojë rritjen me 150 mln USD në vit dhe kjo si pasojë ka sjellë mbylljen e tyre por edhe krijimin e imazhit negativ të vendit në sy të kompanive ndërkombëtare.

Rritja e taksës së korporatave, tatimit mbi fitimin, taksës progresive si dhe shtimin e hallkave abuzive dhe korruptive e kanë kthyer vendin në një njollë të zezë për investitorët e huaj. Shqetësime këto të parashtruara në çdo takim që biznesi ka pasur me opozitën por edhe shqetësime që biznesi i ka shfaqur hapur ndaj paketave fiskale. Mirëpo zëra të tillë Rama jo vetëm që nuk i dëgjoi por me harbutërinë e tij i sulmoi duke i kategorizuar bizneset si të njerkës dhe të nënës.

Prandaj sot vendi ka arritur të thithë vetëm 2 nga 67 biznese ndërkohë që rritja ekonomike mbahet në këmbë vetëm nga paratë që sjellin në Shqipëri investimet para se Rilindja të vinte në pushtet. Aq e rënduar është situata sa që kryeministri Rama, i cili propagandon se paketa e tij fiskale ka shpëtuar vendin, ka vendosur të taksojë projektin më të madh TAP me paketën fiskale të qeverisë Berisha.

Gjendja ekonomike e Shqipërisë është e mjerueshme, jo vetëm si pasojë e investimeve të huaja që janë minimale për të mos thënë që nuk ekzistojnë, jo vetëm si pasojë e një bilanci tregtar deficitar madje as si pasojë e gjendjes së mjerueshme të konsumit dhe inflacionit që po ngrihet artificialisht nga rritja e taksave dhe tarifave. Sa më sipër janë pasoja të sjelljes së Ramës që nuk ka ndërmend të ndërtojë një ekonomi të shëndetshme duke qenë se qëllimi i tij është të ndërtojë një ekonomi në shërbim të miqve të tij.

Rikthimi tek taksa e sheshte me nivel 9 perqind do ta beje Shqiperine perseri konkuruese ne rajon. Procedura te thjeshta, siguri ligjore, sistem te thjeshte te taksave jane ne baze te paketes fiskale te propozuar nga Partia Demokratike. Nje dhe vetem nje qellim, terheqja e investimeve te huaja, nxitja e investimeve vendase, nxitja e punesimit!

invest

Please follow and like us: