Albspirit

Media/News/Publishing

Klinton premton 10 milionë vende pune për amerikanët

 

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-ve, Hillary Klinton ka dhënë detaje të planit të saj ekonomik mbi rritjen e numrit të vendeve të punës dhe të të ardhurave, duke ballafaquar kështu propozimet e saj kundër platformës së kundërshtarit, kandidati republikan për president Donald Trump.

Klinton theksoi se programi i saj ekonomik bazohej në investime dhe në punë të mirëpaguara, që do të nxiste amerikanët për të punuar në ndërtimin dhe modernizimin e rrugëve, urave, porteve dhe aeroporteve.

“Rruga jonë shkon drejt kësaj”, tha ajo, duke kritikuar Trumpin për prezantimin  e një plani ekonomik që do t’u kushtonte amerikanëve  miliona vende pune.

Ajo përmendi një analizë të pavarur, sipas së cilës plani i saj do të krijonte më shumë se 10 milionë vende të reja pune, ndërsa propozimi i Trumpit rezultonte në një humbje prej 3,4 milionë vende pune.

Please follow and like us: