Albspirit

Media/News/Publishing

Kur moderimi fsheh një agjendë radikale

 

– Nga Abraham R. Wagner* –

Askush nuk dëshiron kurrë të përjetojnë një moment si ai Cosby, një moment kur të gjitha veprat e dyshuara e të këqija të dikujt janë të ekspozuara ndaj botës. Fethullah Gulen, lideri i padiskutueshëm i Lëvizjes Gulen, kohët e fundit e përjetoi këtë moment (Cosby), dhe komplimentet i takojnë FBI-së.

Z. Gulen, një klerik mysliman nga Turqia, i cili ka mbaruar vetëm një shkollë fillore, është një njeri misterioz. Sipas kabllogrameve të deshifruara tëWikiLeaks, Departamenti amerikan i Shtetit e ka cilësuar Gulenin si “një ‘islamik radikal’, ndërsa shton se “mesazhi i moderuar i të cilit fsheh një agjendë më ogurzezë dhe radikale”. Megjithëse thuhet se ai ka krijuar asete që kapin vlerën rreth 25 miliardë $, nuk dihet nga askush se nga ku e ka fituar ai këtë pasuri. Përkundër opinionit të Departamentit të Shtetit, ai dallohet për përqafimin që u bën parimeve të tolerancës dhe multikulturalizmit. Por një hulumtim më i thellë tregon që në të vërtetë ai do që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqinë ti shndërrojë në vende që qeverisen me Sheriat.

Gulen jeton në mënyrë vullnetare në mërgim në Shtetet e Bashkuara, një vend nga ku ai drejton një rrjet të gjerë dhe të diskutueshme të shkollave charter (me qira) dhe organizatave jofitimprurëse të dyfishta e të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe ku bëjnë pjesë edhe bizneset. Sipas provave të paraqitura nga gjykatat në Amerikë dhe Turqi, Guleni shqetëson në mënyrë aktive dhe bën plane e komplote për përmbysjen e qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi, një nga aleatët e rrallë të qëndrueshëm që kanë Shtetet e Bashkuara në Lindjen e Mesme, një anëtare e NATO-s dhe një vend me rëndësi jetike për të mundur DAESH-in dhe për të sjellë paqen në Irak dhe Siri.

Si pronari i rrjetit më të madh të ‘shkollave charter’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Guleni merr qindra milionë dollarë të taksapaguesve amerikanë. Hetimet që zhvillohen në lidhje me abuzimin financiar të shkollave të Gulenit sot janë në vazhdim e sipër në Teksas, Luiziana, Illinois, Ohio dhe në shtetet e tjera, dhe këto hetime zhvillohen si hetime shtesë dhe përveç atij të FBI-së. Sipas raporteve të organeve shtetërore dhe lokale të zbatimit të ligjit, Lëvizja Gulen, në bashkëpunim me organizata të ndryshme jofitimprurëse dhe kompani të lidhura direkt me Lëvizjen Gulen, është duke luajtur një lloj loje me fondet e taksapaguesve. Shkollat Gulen paguajnë qira në tarifa të larta për pronat në pronësi të Gulen, punimet lidhur me ndërtimin dhe rinovimin e objekteve e komplekseve të Gulenit bëhen nga bizneset e Gylenit dhe shpenzohen shuma të mëdha për të lehtësuar hyrjen e të rinjve turq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këta njerëz, të gjithë dishepujt, sillen në Shtetet e Bashkuara për të zëvendësuar mësuesit amerikanë të kualifikuar dhe të kredituardhe sipas pretendimeve punohet për ti përfshirë fëmijët amerikanë në një lëvizje islamike me qendër Turqinë (Turqi-centrike). Kjo lëvizje islamike vepron si një kolonë e pestë dhe duke depërtuar në shoqërinë amerikane përmes fëmijëve punon për të transformuar Amerikën një shtet që qeveriset me Sheriat, të njëjtën gjë që kërkon të bëjë edhe në Turqi. Këta njerëz (pasues të Gulenit) kanë sot më shumë se 5.000 viza shumë të diskutueshme të tipit H-1B (viza që u jepet jo-emigrantëve), shifër kjo më e madhe se numri i njerëzve që e kanë këtë vizë në Google, për të cilët dyshohet se bëjë skllavëri me kontratë për Lëvizjen Gulen dhe kështu ata hetohen në kuadër të ligjeve për Parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Guleni është përfshirë në një padi të ngritur në Gjykatën e Qarkut të Mesëm të Pensilvanisë në SHBA duke pretenduar se zoti Gulen dhe lëvizja e tij kanë bërë shkelje të të drejtave të njeriut kundër anëtarëve të një partie rivale politike në Turqi. Padia kërkon ekstradimin e Gulenit për të dalë në gjyq për këto dhe akuza të tjera.

Lëvizja Gulen është vazhdimisht nën hetime për angazhimin e saj në një gamë të gjerë të përpjekjeve të fshehta për të depërtuar në të gjitha aspektet e qeverisjes, medias dhe biznesit të Turqisë, duke përfshirë edhe policinë dhe gjyqësorin me qëllim ndryshimin e rendit kushtetues në Turqi dhe rrëzimin e qeverisë së zgjedhur me rrugë demokratike.  Prokurorët turq dhe drejtuesit e policisë të manipuluar nga Lëvizja Gulen morën në shënjestër oficerët me grada të larta me akuza të rreme penale; përgjuan telefonat në mënyrë të paligjshme, si dhe futën në burg gazetarët që kanë dështuar të ndjekin një linjë islamike.

Përsëri, ashtu si në Shtetet e Bashkuara, Lëvizja Gulen e pozicionon veten brenda infrastrukturës arsimore të Turqisë. Me rrjetin e saj të shkollave kjo lëvizje i radikalizon nxënësit dhe siguron që këta ti kthejnë  shpinës idealeve të Turqisë për modernizim, – në të njëjtën mënyrë siç veprojnë medresetë në vende të tjera.

Edhe pse FBI dhe organet shtetërore dhe lokale të zbatimit të ligjit janë duke hetuar me entuziazëm pretendimet se rrjeti i gjerë i ‘shkollave charter’ i Lëvizjes Gulen ka mashtruar taksapaguesit amerikanë, në veçanti FBI, duhet të zgjerojë dhe thellojë hetimin e saj për të zbuluar motivet e lidhura me të rinjtë (mësuesit) turq që edukojnë e mësojnë fëmijët amerikanë, – përkatësisht prozelitizimin (kthimin në një fe të re) të fëmijëve amerikanë në doktrinën islamike, ndërkohë që ekziston një numër i madh mësuesish të kualifikuar dhe kredituar.

Nga pikëpamja gjeopolitike, një hetim i zgjeruar do të zbulojë atë që Departamenti amerikan i Shtetit tashmë e di në lidhje me Fethullah Gulen – se ai është “një ‘islamik radikal’, prapa mesazheve të moderuara të të cilit qëndron një agjendë më ogurzezë dhe radikale. Përveç kësaj hetimi do të përparojë deri aty sa të nxjerrë në dritë që Fethullah Gulen nxit përmbysjen e qeverisë turke dhe në rast se do të jetë i suksesshëm në këtë tentativë të tij do ta lëvizë (drejtojë) Turqinë në drejtim të kundërt me interesat amerikane. E shprehur më qartë, Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë për një regjim gulenist në një aleat të rëndësishëm të NATO-s dhe që luan rol kyç në një rajon të rëndësishëm të botës.

 

* Abraham R. Wagner ligjëron të drejtën kombëtare të sigurisë dhe të zbulimit në Shkollën e Ligjit Columbia dhe në Shkollën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe me Publikun në Universitetin “Columbia”, ku ai është një studiues me përvojë në Institutin “Saltzman” të Studimeve të Luftës dhe Paqes.

Please follow and like us: