Albspirit

Media/News/Publishing

Marrëveshja e Ohrit 15, vjet më pas

Sot janë bërë 15 vite që nga nënshkrimi Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në mes shqiptarëve dhe maqedonasve për raporte të reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të shtetit.Kjo marrëveshje u bë me asistimin e Bashkësisë Ndërkombëtare pas një konflikti të armatosur, i cili ndodhi në vitin 2001.

Kjo marrëveshje kornizë ndër të tjerash u nënshkrua me qëllim të promovimit të zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Kjo kontratë në mes dy popujve u nënshkrua nga kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe ai i PDSH-së, Arbën Xhaferi.

Ndërkohë, pala shqiptare ka vite që ankohen se kjo marrëveshje nuk është zbatuar në tërësi. Në Shkup sot do të mbahet një konferencë e organizuar nga pala shqiptare në Qeverinë Maqedonase me titull “Marrëveshja e Ohrit – sfidë dhe garancë për integrim”.

Please follow and like us: