Albspirit

Media/News/Publishing

Marrëzia e historianit arab: Gratë që ngasin makinën duan të përdhunohen

Kjo është teza shumë e çuditshme e historianit saudit, Saleh al-Saadoon, i cili në një intervistë për televizionin arab “Rotana Khalijiyya” ka provuar të justifikojë ndalimin e ngarjes së makinës për gratë në mbretërinë saudite.

Në rast aksidenti apo defekti, gratë mund të përdhunohen, ka shpjeguar Al-Saadoon; jo vetëm kaq, ka shtuar edhe që në vendet perëndimorë, si SHBA, grave “nuk u bëhet dhe aq vonë” për rrezikun që paraqesin krimet me sfond seksual.

“Atyre nuk u bëhet shumë vonë nëse përdhunohen në anë të rrugës, – ka shpjeguar historiani. – Por për ne ka rëndësi. Në rastin tonë paraqet një problem social dhe fetar”. Të ftuarve të skandalizuar në emisionin televiziv historiani ua ka kthyer, duke shpjeguar se “fjalët e mia ndihmojnë për t’u mësuar me atë që mendon shoqëria e Arabisë Saudite”.

Në Arabinë Saudite, për gratë që kapen duke ngarë makinën parashikohen ndëshkime të ndryshme, deri në vrasjen me gurë. Dy aktiviste për të drejtat e grave që janë përpjekur të futen me makinë në këtë vend u paraqitën kohët e fundit përballë një gjykate speciale për antiterrorizmin.

 

Please follow and like us: