Ministrat Lavrov dhe Steinmeier diskutojnë për Ukrainën dhe Sirinë

Moska thotë se ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe ai i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, do të takohen më 15 gusht, për të diskutuar për konfliktet në Ukrainë dhe Siri.
Ministria e jashtme e Rusisë ka shpallur sot se takimi do të mbahet në qytetin rus, Jekaterinburg.
Tensionet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës janë përshkallëzuar këtë javë, pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e akuzoi Ukrainën për plane për sabotazh në gadishullin Krime, të cilin Rusia e ka aneksuar nga Ukraina në vitin 2014.
Please follow and like us: