Ndërron jetë ish-kreu i Policisë së Durrësit
Ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare ish-Drejtori i Policisë së Durrësit, Arben Ruçi.
47-vjeçari ishte prej disa muajsh në gjendje kome pas një hemorragjie cerebrale, ndërsa ditën e sotme ka ndërruar jetë. Arben Ruçi ka qenë drejtor i Policisë në Durrës deri në vitin 2005, ndërsa ka mbajtur edhe disa poste të tjera në Policinë e Shtetit, ndërsa është vlerësuar për karrierën. Pozicioni i fundit që ka mbajtur Arben Ruçi ka qenë specialist i hetimit të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.
Please follow and like us: