Putini uron mikun e tij të shtrenjtë, Fidel Castro, për 90-vjetorin
Presidenti rus Vladimir Putin uroi sot mikun e tij të shtrenjtë, Fidel Castro, i cili festonte 90-vjetorin në Havana, në një telegram të publikuar në faqen internet të Kremlinit.
“Ju jeni thellësisht të respektuar në Rusi si një burr shteti i jashtëzakonshëm që ia ka dedikuar krejtësisht jetën e tij popullit kubanez”, shkruan Putini.
“Është e vështirë të mbivlerësosh kontributin tuaj personal në zhvillimin e miqësisë dhe bashkëpunimit me dy vendeve tona”, shton presidenti rus.
Ai e mbyll këtë telegram duke i uruar Castro-s “shëndet të mirë, jetë të gjatë, gjallëri dhe mirëqenie”.
I admiruar, kritikuar dhe tashmë në pension, Fidel Castro, që ka hyrë në librat e historisë duke zhvilluar Revolucionin kubanez, sot feston 90-vjetorin në një ishull që është mes afrimit të marrëdhënieve me armikun e tij të Luftës së Ftohtë, SHBA-në.