Shqiptarja e parë në “Playboy”
Aktorja dhe topmodelja 22 vjece, Iris Shala, e lindur ne Prishtine dhe qe jeton ne Graz te Austrise eshte zgjedhur per “Playmate July 2013?, titull qe e shpall revista per meshkuj “Playboy”, botimi gjerman per cdo muaj.
Irisi eshte e njohur edhe nga nje rol qe jo ka luajtur ne serialin e njohur gjerman “Anna und die Liebe” (Ana dhe dashuria). Ne Austri ajo ka fituar vendin e tete ne nje gare per topmodelen me te mire.
Ne biografine e saj shkruan se eshte e lindur me 10 gusht te vitit 1990 ne Prishtine.
Ne intervistat qe ka dhene per mediet e ndryshme austriake dhe gjermane, Irisi thote se gjithmone ka pasur nje afinitet per aktrimin. Kete e ka edhe njefare trashegimie, thote ajo, dhe zbulon se gjyshi i saj ka qene Abdurrahman Shala, nje aktor i shquar i gjenerates se pare te aktoreve te teatrit dhe te filmit ne Kosove.
Eshte me siguri shqiptarja e pare qe zgjidhet “Playmate” ne revisten e njohur per prezantimin erotik te femrave, “Playboy”.