Plumba në kokë imamit, pasi fali namazin
Nje imam është qelluar me armë, me plumba në kokë, në afërsi të një xhamie. Sipas mediave, imam i xhamisë së Queensa ne New York u godit në kokë ndërsa ishte duke ecur në rrugë për në shtëpi pas faljes së namazit dhe aktualisht i plagosur në gjendje të rëndë.
Nga të shtënat me armë ka marrë një plumb në gjoks edhe një burrë tjeter. Sipas Daily News, sulmi është vepër e një individi ndërsa mendohet se nuk kemi të bejme me një krim për ordiner.
Të dy burrat jane goditur në afërsi të xhamisë Al-Furqamm Jame Xhaminë në Ozone Park, në Nju Jork. Të dy burrat janë rënde ne spital dhe rrezikojnë jetën e tyre. Nje dëshmitar tha se kishte dëgjuar pese të shtëna, ndersa policia ka hapur një hetim për zbardhjen e ngjarjes.