Turisti italian, infarkt në hotel, ku qëndronte me 50 vjeçaren
Policia ka shpërndarë për mediat komunikatën zyrtare lidhur me vdekjen e turistit italian në Vlorë, mbrëmjen e së shtunës.
Sipas policise, Rreth orës 20:30, një shtetas i huaj ka ndërruar jetë në një hotel të Radhimës. Policia ka identifikuar shtetasin nga Bari-Itali me inicialet N.M., rreth 57 vjeç, i cili ka qenë duke pushuar në Radhimë me shtetasen M.F., rreth 50 vjeçe, në hotelin “Olimpia”.
Paraprakisht dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga infarkti pasi shoqëruesja e tij (M.F) ka qenë prezente në momentin e ndodhjes së ngjarjes. Policia ndodhet në vendgjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Please follow and like us: