Albspirit

Media/News/Publishing

Turqi, pas grushtit të shtetit u shkarkuan nga puna 82 mijë njerëz 

 

 

Rreth 5,000 punonjës shtetërorë janë shkarkuar dhe 77,000 janë pezulluar gjatë spastrimit që prej grushtit të dështuar të shtetit, në muajit e kaluar në Turqi, thotë kryeministri turk.

Binali Yildirim u tha gazetarëve në Ankara se më shumë se 3,000 prej atyre që u shkarkuan ishin anëtarë të ushtrisë, raporton BBC.

Ata dyshohen për lidhje me klerikun me bazë në ShBA, Fethullah Gulen, tha ai, transmeton KP.

Pas paralajmërimit për një vizitë në Turqi të nënpresidentit amerikan Joe Biden, Yildirim i bëri sërish thirrje SHBA-së për ekstradimin e klerikut Fetullah Gulen, i akuzuar nga shteti turk si personi kryesor prapa planifikimit të grusht-shtetit të dështuar.

Please follow and like us: