Albspirit

Media/News/Publishing

10 diktatorët më të çmendur në botë

 

  1. Vendi i parë për 10 diktatorët më të çmendur në botë mbahet nga Saparamurat Niyazov i Turkemnistanit, i cili emërtoi muajit sipas emrave të familjarëve të tij, ndaloi dhëmbët e floririt dhe buzët me shkëlqim në koncert.
  2. Në vendin e dytë renditet ish – udhëheqësi i Republikës demokratike të Kongos Mobutu, Sese Seko i cili ndaloi shfaqjen e personave të tjerë në tv dhe përdorte konkordet për udhëtimet tregtare.
  3. Në vendin e tretë, renditet Enver Hoxha, komunisti shqiptar. Ndërtimi i 750 mijë bunkerëve për një popullsi vetëm 3 milionë banorë konsiderohet një paranojë që diktatori shqiptar e shihte si mbrojtje të ndonjë sulmi nga jashtë.
  4. Në vendin e katërt renditet ish – udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jon Il.Ky i fundit harxhonte 700 mijë dollarë në vit për konjak dhe 20 mijë dollarë për video kaseta si një adhurues i madh i Elizabet Taylor.
  5. Vendi i pestë zihet nga ish – udhëheqësi i Brumas, Nw Win i cili ndryshoi renditjen e numrave sepse besonte në disa numra me fat.
  6. Në vendin e 6 renditet Yeadema i Togos i cili e rrethoi veten e tij me 100 gra të cilat duhet t’i këndonin atij lavdërime.
  7. Në vendin e 7 qendron Idi Amin I Ugandes i cili në 1977 i dha vetes së tij titullin si president i shkëlqyer për jetën.
  8. Në vendin e 8 renditet Papa Doc Duvalier i Haitit. Në 1963 besohet se një kundërshtar politik e etiketoi atë në një qen të zi dhe për këtë arsye urdhëroi vrasjen e të gjithë qenve të zinj.
  9. Në vendin e 9 – te është diktatori Ferdinand Markos i Filipineve, i cili u përmbys në 1986 dhe iku ne Haëai duke përvetësuar mbi 35 miliardë dollarë.
  10. Vendi 10 mbahet nga udhëheqësi i republikës së Afrikës Qendrore, Jean Bedel Bokassa. Ai harxhoi 1/3 e buxhetit për ceremoninë e kurorëzimit si perandor, ku asnjë nga liderët e huaj nuk mori pjesë.
Please follow and like us: