Albspirit

Media/News/Publishing

Ç’ka Braçe me kryeredaktorin e Shekullit? Ky i fundit i përmend Karavastanë

 

Deputeti Erjon Braçe ka sulmuar kryeredaktorin e gazetës Shekulli, Arben Rrozhani, për një shkrim të këtij të fundit, reagim ndaj një postimi të mëparshëm të Braçes ndaj një artikulli të gazetës për taksat në bashkinë e Divjakës. Portale afër opozitës që amplifikojnë konfliktet brenda PS-së, kanë botuar pjesë nga statusi i Braçes në rrjete sociale ku ky i fundit e quan Rrozhanin “qehaja” ndërsa Kokëdhimën që është botues i Shekullit e quan “pusht”. Rrozhani pyet jo pa ironi në përgjigjen e tij pse kërcen Braçe kur gazeta kërkoi përgjigje nga kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi… “U përgjigj një deputet, kur gazeta kërkoi përgjigjen e pushtetit vendor.  Reagimi tregon se atij “i djeg miza nën kësulë”.  Sidomos kur “e prekin” të bashkia e Divjakës, thua se ai është kryetari i bashkisë. Thuhet se në mes janë investimet e përfolura që po bëhen atje, ato kanale që po hapen pa leje mjedisore në lagunën e Karavastasë, zonë e mbrojtur, ku çdo ndërhyrje prish ekosistemin e brishtë dhe ca punë të tjera, që do t’i zbulojmë në vijim, por që nuk janë të mirë as të komunitetit vendas atje në Divjakë, as në të mirë të marrëdhënieve të cenuara brenda qeverisë, ku Erjon Braçe ka kontributin e vet përçarës – shkruan kryeredaktori i Shekullit në shkrimin që duket e ka nervozuar dukshëm Braçen.

Please follow and like us: