Dekolte tepër seksi, nuk lejohet të hipi në avion
Vajza detyrohet “të mbulohet” me një shallë. Linja ajrore i kërkon ndjesë, por ka kërkuar që pasagjerët të vishen në mënyrë të përshtatshme.
Tepër “e zbërthyer” për të hipur në bordin e avionit. Kështu i kanë thënë një vajze në aeroportin e Las Vegas, e cila udhëtonte për në Nju Jork me një avion të linjës ajrore “Southëest Arlines”.
VAJZA ËSHTË DETYRUAR TË PËRDORË NJË SHALL, PËR TË MBULUAR DEKOLTENË TEPËR TË HAPUR, PASI NË RAST TË KUNDËRT RREZIKONTE TË HUMBTE AVIONIN.
Vajza ka treguar më pas se sapo kishte arritur në gate, një punonjës i shoqërisë ajrore e kishte ndaluar duke i kërkuar “llogari” përse ishte veshur në mënyrë “të papërshtatshme”. Për të mos ngelur në tokë, ajo është detyruar të mbulohet me një shallë, të cilin e ka hequr sapo ka hipur në avion.
“NUK MUND TË LEJOJA QË VLERËSIMET PËR ZBULIMIN E GJOKSIT TIM, TË MË NDRYSHONIN DITËN DHE TË HUMBISJA AVIONIN. MEGJITHATË MUND T’I SIGUROJ TË GJITHË SE AVIONI NUK U RRËZUA DHE DEKOLTEJA IME NUK NDIKOI NË ASNJË MËNYRË MBI KOMANDANTIN DHE EKUIPAZHIN”, KA THËNË VAJZA, DUKE MOS E FSHEHUR SARKAZMËN.
Zëdhënësi i kompanisë ajrore, Christi McNeill, i ka kërkuar ndjesë vajzës së re, megjithatë ka kujtuar se rregullat e imbarkimit parashikojnë që pasagjerët të jenë të veshur në mënyrë të përshtatshme, jo “në mënyrë fyese dhe skandaloze”.