Edith Durham, rrëfimi i një historie të rrallë për mjekun popullor në Dukagjin
“Kralica e malsorve”: Në mes të maleve të Dukagjinit një mjek popullor, autodidakt, pa asnjë shkollë, me mjete primitive kishte arritë me zavendësue kafkën e thyeme!
Në librin e saj “Shqipnia e Epërme”, (“High Albania”), mikja e madhe e shqiptarëve, Edith Durham me shumë mjeshtri përshkruan malësitë shqiptare e në mënyrë të veçantë Malësinë e Dukagjinit. Për shkak të dashamirësisë që ajo dëshmoi për shqiptarët e sidomos për malësorët, këta të fundit i kanë dhënë titullin “Kralica e malsorve” …
Në libër na përmend nji rast, kur nji malsor i difton Edith Durhamit diçka që e habit : “Unë kam parcekë, (kungull uji) në krye!”, thotë malsori dukagjinas…
E habitur Durhami i kerkon shpjegim…
“Kjeshë rrzue njiherë në nji shkamb e kur rashë theva rrashtën, (kafkën)” – i thotë malsori, – “mbasi më kje hapë rrashta e kresë me patën njehë për të dekun! Mos të kishte kenë nji mjek popullor… Mjeku qe e njeh tanë Dukagjini se u ka ba derman gjindjes anë e mbanë! Ky mjeku ma ka hapë rrashten e kresë me kunja pishe të mprehun, ka hjekë copat e thyeme edhe ka marrë nji , e ka pre në formën e rrashtës, ku ish tparcekë të thatë, (kungull uji)hye, ka qepë lkurën e kresë e shazoten atë ditë e sot, ma send s’kam ndie!”.
Durham habitet, nuk do ta besojë, por kur të gjithë ia konfirmojnë, deri edhe prifti italian i Dukagjinit, atëherë ajo shkruan:
“Në mes të atyne maleve një mjek popullor, autodidakt, pa asnjë shkollë, me mjete primitive kishte arritë me zavendësue kafkën e thyeme! Po sikur të kishte pasë mundësi me shkue në shkollë në Perëndim ky mjek malësor çka do ishte ba ai!?”
Pasazhet e këtij libri i përcjell përmes një mesazhi në facebook nga gazetari Ilir Seci.