Emrat dhe mbiemrat e Kelmendasve në Hrtkovc dhe Nikinc të Sremit!
Lufta mes Perandorisë Osmane dhe Austrisë i viteve 1716-1718 ka përfunduar me pushtimin dhe aneksimin e pjesëve veriore të trojeve shqiptare. Rreth 1 600 shqiptarë të besimit katolik të fisit Kelmend ( Klement) duke mos iu bindur sundimit osman u shpërngulen nga trojet veriore shqiptare. Duke iu bashkuar ushtrisë Austriake kjo popullsi migroi drejt veriut duke u vendosur në Srem./
Nga Ismet Azizi/
Në lidhje me shpërnguljen e Shqiptarëve në Srem, Noel Malcolm në veprën e tij ”Kosova një histori e shkurtër”, citon autorin Boethius: “Kelmendasit të cilët arritën në territorin habsburgas u inkorporuan si ushtarë të “kufitarit ushtarak” austro-hungarezë: atyre dhe familjeve të tyre, iu dhanë dy fshatra për të jetuar Hrtkovci dhe Nikinci, në Srem. Me ndihmën e priftërinjve katolikë shqipfolës, të cilët ndodheshin me ta, ata do ta ruanin gjuhën dhe kulturën e tyre për breza të tërë, por duke u shndërruar gradualisht në kroat’. Mandej, Malcolm citon autorin serb Veselinovic:”Sipas regjistrimit të vitit 1900, shihet se kishte 55 pleq shqipfolës në të dy fshatrat e sipërpërmendur, kurse në vitin 1968 një gjurmues shqiptarë nga Kosova pati mundësinë ta dëgjonte një grua plakë të Hrtkovcit, duke kënduar një “ninulë”në gjuhën shqipe. Ndërkaq, më 1992, ekstremistët serb i hynë një fushate të veçantë për t’i dëbuar “ kroatët” nga Hrtkovci, madje duke ndërruar edhe emrin e fshatit në “Serbisllavci” ( Glorifikuesit serb”). Si pasojë e kësaj, shumica e stërnipave të malësorëve kelmendas, të cilët e kishin rrezikuar jetën e tyre, më 1737, duke luftuar nën udhëheqjen e patriarkut serb të Kishës Ortodokse, u dëbuan nga “trolli serb”.
Ndërsa M. Kostiq në veprën e tij: Arnautsko naselje u Sremu, shkruan se nuk dihet se sa serbë janë zhvendosur nga “Serbia e Vjetër“, siç i quan ai trojet shqiptare në veri. Fjala është për “Migrimin e Dytë” që ka ndodhur nën Arsenijen e IV-të. Dihet se me popullin serb në Srem ka ardhur edhe një numër i madh i familjeve shqiptare katolike të fisit Kelmend që janë shpërngulur nga viset veriore shqiptare, gjegjësisht nga Peshteri. Ata, sot i përkasin kombësisë kroate dhe janë të vendosur në vendbanimet Pllatiqevë, Nikinci, Jarak dhe Hrtkovci
Kelmendasit janë shtrirë në pjesë të ndryshme të Gadishullit Ilirik. Mirëpo, këtu bëhet fjalë për largimin e tyre nga territori i kontrolluar nga Perandori Osmane të cilët u vendosën në Srem.
Kelmendasit deri sa ishin në trevate veta emrat i kishin me kuptim shqip, e më pak të ndikuar nga fqinjët.
Emrat të cilët Kelmendasit i kanë sjellë në Srem ishin: Dedë, Xhokë, Xhon, Kolë, Mal, Marash, Nik, Paskal, Prelë, Prek, Prenk, Stank, Ton,Vat etj.Këta emra, kryesisht janë emra shqiptar, dhe gjatë zhvillimit për 100 vite kanë marrë formën kroate dhe atë lokale. Emri më i shpeshtë dhe më i dashur ishte Kliment. Me këtë emër ata ndiheshin krenar dhe për këtë arsye edhe ishte emri më i shpeshtë.
Emri Klement është përdorur deri në vitin 1961.Por, përdorej edhe në formë të shkurtër Meta. Në formë të shkurtuar është përdorur edhe emri Kolë nga emri Nikollë,Leka ka pësuar ndryshim në Lluka, Mal në Martinaj, Losh në Loshja, Marash në Marosh.
Me emrat Marko dhe Martin pagëzoheshin fëmijët, prindërit e të cilëve, kishin dëshirë që fëmijët e tyre të jenë të veçantë. Paskal rrjedh nga emri Pasha, mandej në kroatisht Pashkal. Ndërsa emri Prenk rrjedh nga emri Princ.Shumica e emrave të formës shqiptare nëpërmjet të emrave të etërve janë shndërruar në mbiemra.
Kelmendasit në Srem, kanë sjellë edhe emra islam-mysliman.Emri Asan i cili ka pësuar ndryshim nga Hasan (është përmendur me 25 tetor 1775në Nikinci si kumbar me rastin e pagëzimit të një fëmije).
Osman ( Gega) përmendët më 31 mars 1782poashtu në Nikinci. Osman ( Nikaz) e gjejmë në në vitin1780, në Hrtkovci. Shaban ( Nika) në vitin 1792 në Nikinci. Mandej vlen të përmendet se kemi të dhëna se etërit e tyre kanë pasur emra mysliman, siç ishin: Xhon emri i babës Alia 1781, Nik Alia, e gjejmë më 7 tetor të vitit 1771, Vukasan Delia, në vitin1780.
Në Srem, në pagëzimin e fëmijëve, ka pas ndikim edhe kulutura italiane sepse priftërinjtë në kisha ishin italian, siç janë: Angelo, Augustin, Bartolomej, Bernardo, Fransikso, Gabriel , Baspa, etj.Më pak emra ka pasur si Antun, Ivan, Josip, Marko, Martin, Pavle, Stjepan, Tomë, Kazimir.
Në shek XIX fillon të zbehet gjuha shqipe në kisha dhe në shkollat fetare dhe me këtë edhe emrat. Përderisa prindërit fëmijën e tyre e quanin Marash, në kishë quhet Marko, Pep – Josip, Franja – Franjo, etj.
Emrat e femrave të cilat kelmendasit i sollën në Srem kanë qenë; Angina, Jaka, Jana, Lulja, Miglla, Milla, Noka, Ola, Dilja, që mandej pësuan ndryshime dhe u shndërruan në: Lucija, Luljan, Lulje, Marije e kështu me radhë.Disa emra kanë qenë në formë të shkurtuar, sepse kështu përshtateshin më mirë në shqip siç ishin: Galina, nga Angelina, Lena nga Magdalena, Mar nga Mara etj.
Edhe pse emrat dhe mbiemrat ishin nën ndikime të ndryshme sllave dhe italiane, ata arritën ti ruajnë emrat dhe mbiemrat e tyre.Tek femrat kemi rastin e njëjtëdhe përveç emrit personal i jepet edhe emri i atit në cilësinë embiemrit. P sh. nëse bija është quajtur Mrikë, ndërsa babi Nikë, atëherë ishte Mrikë-Nika. Pran emrit personal dhe të atit ka pas edhe emrin e gjyshit p sh. Agata- Vat- Prelaseja.
Po japim ndërtimin e emrave të meshkujve dhe femrave dhe atyre të etërvenë Nikinci. Përshkak se shqipja është zbehur në masë të madhe, kanë mbetur pak të gjetura si emërtime në të folur. Por megjithatë krijohet përshtypja se ka ndikim të madh në këto treva.
Emrat dhe mbiemrat e meshkujve të cilët i gjejmë në Nikinci: Stefan–Amat, Bok-Andrea, Prel-Andrea, Nik-Andrekali, Luk – Xhon – Aku, Marash – Ala, Toma – Ali-Ula, Nik-Alij, Tom-Alija, Nil – Asani,Paskal – Balota,Xhon- Beqirij, Gjilas – Bici, Marash Kolë-Bici, Nikaj –Bici, Xhelosh- Nik – Deda, Ivan – Deda, Mark- Xhoni, Marash – Xhoni, Osman- Gega, Gjilas – Geka, Prel – Geka, Nil- Hasan Ulja, Pal- Ismajli, Prekl –Ivani, Nikola- Kastrati, Mark- Kocij, Josip-Loti, Makal- Loti, Martin- Luca, Vuksan – Luca, Petri- Lulasij, Josip- GIk- Mali, Kol-Shaban – Nikaj, Nok-pepa, Lulas- Rama, Vuk- Pulja, Andrea- Voka, Prel- Vata,
Në Hrtkovci gjejmë këta emra dhe mbiemra:Lek- Agi, Augustin –Dedë- Caki, Pal- Grisi, Gjelosh-Coni, Vuj- Caku,Pal- Grisi, Gik-Malja.
Emrat personale dhe mbiemrat e femrave në Nikinci ishin:Lucija-Nik- Alieja, Mar-Asanea, Lena-Lek-Biciri, Lena – Deda, Mri-Prel- Deli, Mara – Dokea, Angina – Xhokales, Mara-Gekea, Jana – Gjelosea, Agata- Ivanea, Angina- Lek- Kolla,
Gjatëpjesës së parë të shekullit XIX është aplikuarligji nga viti 1776 por në të njëjtën kohë fillon edhe sllavizmi i merave të trashëguar. Ky proces ka zgjatë diku rreth 50 viteve. Mbiemrat janë nxjerrë nga emri i të atit, duke ia shtuar prapashtesat ić dhe vić. P sh. Andrea- Andrić, Bici- Bicić, Curi Curić, Gik- Gikić, Ni- Nikić, Prel- Prelić, dhe Prelović, Sak- Stakić, Vat- Vatićetj.
Nikinci, Hërtkovci por edhe Pllatiqeva dhe Jarak, vendbanime shqiptare në Srem, sot janë të banuara me popullsi të përzier por e dominuar nga ajo serbe dhe me shqiptarë të cilët krejtësisht janë asimiluar në kroat.
Burimi : Građa za imena , prezimena, te nadimke u Hrtkovcima i Nikincima, Krunoslav Tkalač, Godišnjak, Podobra matica Hrvatske . Vinkovci 1963.