Erdogan i merr pasurinë Gylenit në Turqi
Pas mandatit te arrestit ndaj klerikut Fetullah Gylen, i cili akuzohet si organizatori i tentativës për grusht shteti më 15 korrik, një në gjykatë turke ne Adana urdhëroi sekuestrimin e pasurisë së tij.
Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për pasuri të paluajtshme ose monetare që kleriku mund të ketë në bankat turke, por pas specifikuar detaje.
Vendimi vjen pas kërkesës për ekstradim që Ankaraja zyrtare i ka bërë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Fetulla Gylen, i cili jeton në Pensilvani që prej vitit 1999.
Nga ana tjetër Fetullah Gylen deklaron se do te kthehet ne Turqi nëse vërtetohen akuzat e ngritura kundër tij. Turqia bën përgjegjëse klerikun se organizoi kryengritjen në të cilën humbën jetën 240 persona dhe mbi 2200 të tjerë mbeten të lënduar nga përplasja e qytetarëve me fraksionin ushtarak.
Menjëherë pas tentativës për grusht shteti qeveria nisi një fushatë me 35 mijë të arrestuar mes të cilëve ushtare, police, gjyqtare dhe arsimtare që konsideroheshin si mbështetës se Gylen dhe kishin gisht në këtë revoltë.