Albspirit

Media/News/Publishing

Kapet në Shqipëri 46 -vjeçari nga Gostivari që luftoi për ISIS

Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit njoftoi arrestimin e një shqiptari të Maqedonisë. Ai u kap në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar, lëshuar nga Prokuroria Maqedonase. Imerli Avmeti, vjeç 46, banues në Gostivar akuzohet për veprën penale “Pjesmarrje në ushtri, polici, formacione paramilitare të huaja”, parashikuar nga neni 322 i Kodit Penal Maqedonas. Ai dyshohet se ka luftuar në Siri me ISIS. Avmeti do të ekstradohet në Maqedoni.

Please follow and like us: