Katy Perry, një “Lolita” në biçikletë
E kujtoni personazhin Lola të “Monella”-s, filmin e Tinto Brass, ku protagonistja bënte xhiro me biçikletë në rrugët e fshatit, duke treguar fundshpinën? Këtë herë është Katy Perry që risjell në mënyrë të pavullnetshme këtë skenë të destinuar të qëndrojë në historinë e kinemasë pikërisht për pasionin e regjisorit për të pasmet e femrave.
Këngëtarja kalon hipur mbi dy rrotaken e saj nëpër fusha me një veshje të djallëzuar për të treguar dhe të brendshmet.
Fotoja është intriguese dhe seksi dhe ka marrë në pak orë mbi 800 mijë “like”. Pas “arratisjes” në Sardenjë me Orlando Bloom, çifti ka fluturuar më pas në Francë për të vazhduar pushimet dhe Katy ka zgjedhur të publikojë një foto të ngjashme me Lolitën e famshme.