Albspirit

Media/News/Publishing

Kur Gjergj Fishta dilte kundër Ahmet Zogut për… divorcin

 

Ishte koha kur në Shqipëri po miratohej Kodi Civil.

Përmes një letre drejtuar Ahmet Zogut, kleri katolik shprehet kundër divorcit.

Në grupin e klerikëve që nënshkruan këtë kërkesë në vitet ‘30 drejtuar Ahmet Zogut është edhe At Gjergj Fishta.

Në letër jepen argumentet, me të cilat katolikët kërkojnë të mos ligjërohej divorci.

Dokumenti i marrë nga Arkiva e Shtetit jep detaje interesante rreth këtij debati.

Në dokument ndër të tjera theksohet:

“Ne të nënshkruemit Argjipeshkvi, Ipeshkvi, meshtarë e populli katolik, po marrim guximin me ju dalë para me ket shkresë, për me ju lypun sa më përvujtnisht, nji nder qe e kena fort për zemër. Në kodin e ri civil qe shpejt do të shpallet për rregullimin e shtetit shqiptar, kena pa se asht përba një ligje, në të cillën në do rasa, të caktueme epet dorë që të shkatërrohet kunora e martesës së seicillit nënshtetas shqiptar,  o me fjalë të tjera epet leja me u ba DIVORZIO.

Shkelqësi! Na jeni fort të sigurt se përpiluesat e kësaj ligje, sikurse në ligje të tjera edhe në ktë, kanë pasë si qëllim, të mirën e përparimin e popullit shqiptar e jo të keqen e kujt.

Ndoshta për vllaznit tanë muhamedanë, ligja në fjalë e përmirëson gjendjen e familjes tuj i pakue shkaqet e të ndarit të kunorës. Por për ne katolikët sikurse e dini shkelqësia e juej, puna nuk ecë kso doret.

Për ne kunora e martesës porse sa asht një kontratë civile, asht edhe një sakramend… Për ne Krishti ka thanë: shka Zoti ka bashkue, njeri s’mundet me e nda…”

nenshkrimi i at gjergj fishtes

protesta e katolikeve

Please follow and like us: