Albspirit

Media/News/Publishing

Mësime nga burgu

 

– Në kujtim të Mino Paras –

 

 

Në vitet 1950, Rina, bashkëshortja ime, dhe unë banonim në Tiranë. Kohë pas kohe shkonim për vizitë në familjen e saj në Vlorë. Prinderit e RInes, Dr. Mihal Caushi dhe Marie Xoxa e kishin shtëpinë te Sheshi i Flamurit, ne një ndertese dy-katshe me te gjitha anekset dhe komoditetet për një familje mesatare. Atë vit rastisi te gjeja atje edhe kunatin tim Dhori Çaushi, vëllai i madh i sime shoqe. Ai kishte marrë disa ditë lejë nga puna si dentist ne Patos dhe me atë rast shkoi të vizitonte familjen ne Vlore. Maria na u lut Dhorit dhe mua të shkonim për vizitë te Kasjania qe ta uronim për të shoqin që sapo e kishin liruar nga burgu i Vlorës. Nga bisedat me thia Lenin, (sikurse e quante bashkeshortja ime motrën e babait të saj), e dija se ata kishin pranuar te strehonin gruan dhe vajzen e një te burgosuri politik duke kryer nje akt qe mund te kishte pasoja per ate periudhe. Te afërmit e Minos, burrit të Kasjanisë, ishin terhequr plotesisht te ngurosur se do përgojoheshin nga njerëzit e sidomos nga frika se do shiheshin me sy të keq nga Sigurimi dhe do vuanin pasoja te hidhura per strehimin e familjes se një të burgosuri politik. I shoqi i thia Lenit, xha Vasili, që e kishte Kasjaninë mbesën e tij, tha se nuk mund ta linte rrugëve dhe e strehoi pa përfillur vërejtjet e thashethethemet e atyre vlonjatëve qe hiqeshin komunistë të flaktë.

Të bindur ta plotesonim porosine, Dhori dhe une shkuam te shtepia e Shamove ku banonte edhe familja e Kasjanise. Ajo na prezantoi Minon, bashkeshortin e saj, te cilin sapo e kishin liruar. Mino Paras nga Policani ishte denuar nga gjykata e Vlores menjëherë pas çlirimit në vitin 1945, si armik i pushtetit popullor, si reaksionar, filogrek e akuza të tjera pa baza. I akuzuar se kishte kryer agjitasion dhe propagandë kundër pushtetit popullor, e rrasën në burg me nje denim dhjetevjecar. Kur e plotësoi afatin e dënimit dhe kur u paraqit nevoja të zbrazej disi burgu i mbipopulluar i Vlores Minon e liruan duke e pajisur edhe me vërtetim se e kishte kryer dënimin e paracaktuar dhe se ishte qytetar i lire. Pas pershendetjeve te para, Dhori dhe une ishim kureshtare te dinim per jeten e burgut. Minoja u pergjigj se të burgosurit trajtoheshin mirë nga rojet dhe gardianet. -Po c’benit gjithe diten? Si shtyheshin 24 ore?- vazhdoi Dhori.-Po luanim pak letra ose shah,- erdhi pergjigjia. -Po pas lojes?- pyeta une per ta shtyre te na thoshte dicka me shume. Minua me qetesi tha se atje përditë të burgosurve u lexonin artikuj nga gazeta Bashkimi.nga ku mesonin të rejat e ditës, sukseset e socializmit, realizimet e normave te punetoreve dhe ato te kooperativave, fitoret e planit pesevjecar e lajme te tjera nga vendi dhe mbarë bota. Pastaj degjonim edhe fjalimet e udheheqesve te partise ne radio. Pastaj kohen tjetër mund të luanin tavëll sa të donin veç të mos i përplasnin fishat shumë që të mos u prishnin qetësinë të tjerëve. -Po per te ngrene? – e pyeta ende me pak shprese per te degjuar hollesira te veshtiresive te burgut. -Per te ngrene,hanim gjithnje me orar si ne kampet e pushimit, – na e ktheu Minoja.

Kur dolem nga porta, Dhori dhe une u pame ne sy dhe nuk e mbajtem dot gazin. Mes te qeshurave Dhori tha me shpoti: Po ne c’bejme qe rrime jashte burgut o Naum? Nga përshkrimi i Minos burgu nuk ishte vend torturash e mundimesh fizike, ekuivalenti i heqjes se lirise mendore dhe shpirterorenjë por nje farë kampi a shtëpie pushimi ku nuk e vrisje mendjen per asnje problem.

Nuk mund te mos ua tregoja shokëve te mi përshtypjet nga biseda me një ish të burgosur. Ata e kuptonin kontekstin dhe qeshnin duke thene se Minua e kishte pervetesuar sic duhet mësimin e riedukimit politik.

Pas lirimit te Minos, familja Paras u gëzua me një djale, megjithese ne moshe mbi pesedhjetevjecare. Me hapjen e ambasades amerikane ne Shqiperi, familja Paras emigroi ne Amerikë. Ata u vendosen ne Portland Maine, aty ku kishte punuar Minua para lufte. Kur vdiq, ate e percollën me dhembje ne varrezat e qytetit e shoqja Kasjania dhe fëmijët e tij, si edhe të afërmit dhe të njohurit, kryesisht emigrante nga Shqiperia dhe Greqia. Kasjania, 94 vjecare rron ende në Portland duke gezuar sukseset e mireqenien e femijeve dhe niperve e mbesave te saj.
Mungesat e sakrificat e saj jane pjese e jetes se nje gruaje qe hoqi pasojat e nje sistemi te padrejte, i cili i mori peng vitet e rinise dhe te marteses por jo deshiren per te jetuar dhe per te nderuar kujtimin e Minos.. .

Please follow and like us: