Albspirit

Media/News/Publishing

Një tjetër makinë hidhet qëllimisht në liqenin e Shkopetit

Një tjetër automjet është nxjerrë sot nga ujërat e Liqenit të Shkopetit, në aksin rrugor Milot-Burrel. Policia lokale tha se mori një telefonatë nga një qytetar që kishte parë një automjet të pluskonte në liqen duke dyshuar për një aksident. Pas disa orë kërkimesh, policia ka nxjerrë mjetin nga liqeni i cili është një “Renault” me ngjyrë të zezë dhe pa targa. Makina është gjetur 60 metra larg vendit ku u nxorën edhe 3 automjetet e tjera pak kohë më parë. Burime policore thanë se brenda automjetit nuk është gjetur asnjë trup njeriu dhe as sende të paligjshme dhe se ka dyshime që hedhja e automjetit ka qenë e qëllimshme. Sipas të njëjtave burime dyshimet janë se ky automjet mund të jetë përdorur në ndonjë krim. Makina është tip i ri dhe ka qëndruar në ujë 3-4 muaj. Policia tha se vijon hetimet për të zbardhur rrethanat që kanë çuar në braktisjen e këtij mjeti.

Please follow and like us: