Albspirit

Media/News/Publishing

Nju Jork, policia kërkon vrasësin e imamit


Policia e Nju Jorkut është në kërkim të një personi i cili dje qëlloi për vdekje imamin e një xhamie dhe një mik të tij, që po largoheshin pas lutjeve të pasdites.

Ngjarja ka ngjallur frikë dhe ankth mes emigrantëve myslimanë të komunitetit.

Edhe pse policia tha se nuk i ka përcaktuar motivet e vrasjes së Imam Maulama Akonjee dhe mikut të tij Thara Uddin pranë xhamisë Al-Furqan Jame Masjid, pjestarët e komunitetit janë të shqetësuar se vrasjet mund të kenë patur si motiv intolerancën.

Policia tha se personat ishin qëlluar nga prapa kokës, pak pas orës dy pasdite.

Anëtarët e komunitetit bangladeshas që përdorin këtë xhami thanë se kërkojnë që vrasjet të trajtohen si një krim urrejtjeje. Më shumë se 100 njerëz morën pjesë mbrëmë në një tubim me thirrjet “Duam drejtësi!”

Please follow and like us: