Albspirit

Media/News/Publishing

Raporti i CIA-s: Takimi sekret me agjenten X në Konispol

 

 

Nga Auron Tare

 

Këto operacione kishin për qëllim penetrimin e një sërë institucionesh ushtarake dhe qeveritare shqiptare nga agjentë që kishin lidhje me shërbimin sekret amerikan. Edhe pse deri në mesin e viteve 1950 amerikanët kishin pësuar disa disfata në tentativën e tyre për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës, përsëri nuk kishin hequr dorë nga destabilizimi i këtij regjimi. Në këtë vazhdë operacionesh sekrete kundër Hoxhës ishte organizuar edhe Operacioni OBSIDIUS i cili duket se deri në mesin e viteve ‘50 kishte pasur sukses në penetrimin e Shqipërisë nga jugu i vendit dhe pikërisht Konispoli. Nuk ka asnjë diskutim se këto dokumenta deri vonë të mbyllura, sjellin një këndvështrim të ri mbi gjithë çështjen e procesit të bujshëm të njohur si Procesi i Çamëve. Edhe pse pas viteve ‘90 janë hedhur shumë hipoteza mbi sakrifikimin e një sërë emrave të njohur të krahinës së Çamerisë nga Enver Hoxha për qëllime ende të pashpjeguara, dokumentat e ardhura nga arkivi i shërbimeve sekrete amerikane dëshmojnë se në fakt në atë periudhë ka pasur një aktivitet mjaft intensiv kundër Tiranës komuniste nga disa persona të njohur të zonës.

 

Operacioni ODSIDICUS, CLASSIFICATION 51-28 A (SPECIFY AIR OR SEA POUCH)

Chief, T.  10 Shtator 1955

Urdhër i Qendrës: Rishikimi dhe komente mbi Misionin e Tetorit.

Instruksione për Misionin e 19 Qershorit bashkangjitur.

Përmbledhje:

  1. Misioni “E Premtja” u infiltrua në 19 Qershor 1955

a.Nuk u gjet asgjë në Kutinë Sekrete të Komunikimit.

  1. RNDOLLAR mori kontakt në shtëpinë e agjentit tonë AIPEGION
  2. Gjatë largimit për në kufi Grupi gjen dokumenta në Kutinë Sekrete të komunikimit.

 

Qershor 19

21.10 Grupi u shoqërua nga një eskortë ushtarësh grekë në pikën R-406530 ku ju dhanë instruksionet e fundit. RNDOLLAR në krye të grupit i cili u shkëput nga instruksionet e fundit, ata vazhduan në drejtim të kufirit. AIRBLOW e ndiqte në një distancë 10 metra. Grupi eci në këmbë në territorin Grek për rreth 15 minuta. Në Pikën R-405544 grupi e la shtegun e ngjitjes dhe u shmang djathtas.

21.40 Grupi arriti në majën e kodrës që është pika ndarëse e kufirit. Rreth 50 metra nga kufiri shqiptar grupi pa një gardh me shkurre me gjemba 1 metra e gjysëm dhe gjysëm metri të gjerë. Gardhi ishte me gjemba të vendosur njëri mbi tjetrin. Nuk kishte shtylla apo tela me gjemba. Shkurret ishin të vendosura njëra mbi tjetrën dhe të kapura në tokë me gurë. Toka në të dyja krahët ishte e pastër dhe e fortë. Nuk u pa asnjë gjurmë punimesh.

21.45 Grupi kapërceu gardhin pa asnjë pengesë. RNDOLLAR u hodh në anën tjetër të gardhit dhe ndihmoi AIRBLOW të kalonte. Nuk u thye asnjë degë e shkurreve. Grupi vazhdoi marshimin drejt fushave të Konispolit, duke e lënë postën e braktisur të Shkëmbit në të majtën e tyre. Megjithëse grupi nuk e shikoi ndërtesën e Postës së Kufirit ata duhet ta kenë kaluar atë diku në një distancë prej 50 metrash në Jug Lindje. Në Postë nuk kishte drita apo shenje jete apo bagëti dhe qen.

enver_hoxha_1950_22.15 Gati një kilometër brenda kufirit Grupi qëndroi për 5 minuta për një pushim. Nuk u pi ujë gjatë pushimit. Marshimi vazhdoi. Në pikën R-407563 Grupi qëndroi përsëri për 10 minuta për të bërë një rikonjicion të terrenit si dhe për të pirë ujë. Marshimi vazhdoi drejt Kodrës 108 (R-413587) në drejtimin e Qafës së Hanit. Grupi qëndroi për herë të tretë për të vëzhguar zonën BAXHO ( R-414569)

23.45 Grupi u largua nga zona e BAXHO në të majtë ( gati 100m). Në Veri Perëndim degjoheshin këmborë bagëtish dhe të lehura qensh. Grupi marshoi në drejtim të vendit ku ndodhej Kutia Sekrete e Komunikimit ku arriti për disa minuta. Pasi e vëzhguan zonën për disa çaste ata kërkuan per kutinë sekrete. Përpara ketij veprimi RNDOLLAR kërkoi për sinjale rreziku, por nuk gjeti asgjë megjithëse disa gure ishin përqark.

 

Shënime:

AIRBLOW deklaroi se Grupi e kaloi gardhin me vështirësi dhe dëgjoi zhurma diku 200 metra në distancë

AIRBLOW raporton se në ndalesën e syre u pi ujë

BAXHO stacion ku prodhohet djathi. I braktisur në këtë periudhë kohe.

AIRBLOW thotë se sinjalet e rrezikut u kontrolluan gjatë kërkimit për Kutinë Sekrete dhe jo para. Por dukeshin qe nuk ishin zënë me dorë që nga vizita e grupit në Dhjetor. RNDOLLAR filloi të kërkonte nëpër shkurre (7 prej tyre) ndërsa AIRBLOW bënte roje. Pasi kërkoi 3 apo katër prej tyre RNDOLLAR pyeti AIRBLOW të vazhdonte kërkimin. Ai kërkoi në një apo dy prej tyre por Lideri i Grupit nuk ishte i kënaqur me mënyrën e kontrollit dhe vazhdoi të kërkonte vetë në 3 apo 4 shkurret e mbetura. Kërkimi vazhdoi për 30 minuta. Nuk u gjet asgjë.

 

Qershor 20

00.40 Në këtë kohë Grupi e ndërpreu kërkimin dhe vendosi të marshonte drejt Malit të Saraqinit. Grupi kaloi rrugën kryesore të Konispolit dhe u ngjit malit përpjetë me shumë ngadalë. Ngjitja ishte shumë e vështirë dhe Grupi ndalonte çdo 100 metra.

03.00 Pas një marshimi prej 1 orë e gjysëm ku jo më shumë se 1 km e gjysëm u marshua, grupi qëndroi në pikën R-423576 (Kampi A) në një rrëpirë e mbrojtur mirë nga pemë dhe shkëmbinj. Në mëngjez ata lëvizën në një pikë tjetër më të mirë gati 15 metra më tutje. Djemtë pushuan me rradhë gjatë gjithë ditës. Gjatë ditës AIRBLOW filloi të ankohej për dhimbje gjuri dhe ata vendosën të qëndronin në mal, ndërkohë që RNDOLLAR të shkonte drejt kontaktit në Konispol.

20.45 Grupi filloi marshimin në perëndim të diellit dhe pasi u ngjitën pak, gjetën një shteg paralel me konispolrrugën e Konispolit. Ky shteg u ndoq me një ritëm të mirë. Grupi kaloi një rrëpirë në pikën R-437568 me emrin Përroi i Malcës dhe arritën në pikën FIKU I SHURRIT (R-438567). Nga kjo pikë Qyteti i Konispolit mund të shikohet mjaft mirë. Gati 20 apo 30 drita elektrike shikoheshin qartë. Dëgjoheshin po ashtu shumë të lehura qensh.

22.30 RNDOLLAR e zbrazi çantën e shpinës nga gjërat e tija personale dhe ja dha ato AIRBLOW. Ai mori me vete pistoletën, municion, një kuti të re sekrete si dhe një pagure me ujë në çantë dhe vazhdoi rrugën i vetëm përgjatë shtegut të Konispolit. Ai e ndoqi këtë shteg për 500 apo 600 metra ku e humbi më tej por gjithsesi vazhdoi në drejtim të fshatit. 150 metra para se të arrinte shtëpinë e parë të fshatit ai zbathi këpucët dhe i futi në çantë. Hyri në fshat nga krahu i njohur me emrin e Malit STERASI.

 

Shënime: Në kundërshtim me raportin, AIRBLOW raporton se RNDOLLAR gjeti një vrimë 5 apo 6 inç të thellë dhe 6 apo 7 inç të gjerë. Ai e thirri AIRBLOW të kontrollonte këtë vrimë por të dy burrat nuk gjetën gjë në të.

 

23.45 RNDOLLAR ju afrua shtëpisë së AIPIGEON dhe pasi eci rreth e përqark për t’u siguruar, hyri në oborr. Atij ju desh të përzinte një qen të huaj nga oborri duke e goditur me gurë. Ai pa disa dele në oborr dhe zbriti në bodrum për të parë nëse kishte gjëkafshë, ku gjeti çelësin e bodrumit në derë. Kjo e bëri të besojë se në shtëpi kishte njerëz. Në një nga dritaret ai pa një shtyllë druri rreth 5 metra të gjatë të mbështetur në mur. Me ndihmën e kësaj shtylle ai goditi një dritare aq sa theu edhe xhamin e katit të parë. Zhurmës nuk ju përgjigj njeri. Me të njëjtën shtyllë goditi xhamin tjetër. Pasi nuk ju përgjigj kush, ai u fut në bodrum dhe goditi dyshemenë nga poshtë. Pasi goditi tre apo katër herë, dëgjoi zërin e gruas së AIPIGEON e cila pyeste kush është. Pasi dëgjoi zërin, RNDOLLAR shpejtoi tek dera ku nga vrima e çelësit i tregoi emrin e tij. Atij ju përgjegjën nga brenda se kush ishte si dhe çfarë kërkon? Kur ai e identifikoi përsëri veten, përgjigjia ishte “nuk ju njohim dhe çfarë kërkoni përsëri. Pas një pauze të vogël, gruaja pyeti “ku e di ti që nuk kam njerëz të tjerë në shtëpi”?

Pas njëfarë kohe, RNDOLLAR mundi të bindë gruan që të hapte derën dhe pasi hyri Brenda, pa gruan e AIPIGEON si dhe vajzën e saj 15 vjeçare të cilën ai nuk e njohu menjëherë. Vajza po mbante një llambë me vajguri dhe RNDOLLAR i drejtoi asaj pistoletën. Ai e pyeti gruan se kush ishte kjo vajzë, ndërsa vajza pasi e shtyu grykën e pistoletës, ju hodh në qafë RNDOLLAR. Pasi u sigurua se nuk kishte njeri tjetër në shtëpi, RNDOLLAR filloi të pyeste gruan mbi situatën. Ai u mërzit shumë kur e kuptoi se ajo e kishte njohur zërin e tij, por kishte pasur frikë ta hapte derën. Gruaja i tha se ajo kishte frikë pasi 9 ditë më parë asaj i kishin marrë Triskën e Frontit Demokratik si dhe e kishin akuzuar në Konferencën javore të fshatit se mbante akoma lidhje të fshehta me RNDOLLAR. Ajo gjithashtu ishte akuzuar se mund të kishte lidhje me vrasjen e IZET OSMANIT në Korçë, vrasje të cilën SIGURIMI besonte se e kishte kryer RNDOLLAR.

Gruaja e këshilloi RNDOLLAR se AIPIGEON punonte në fushë dhe vinte në shtëpi një herë në javë. Ajo duhej të punonte në fushë gjithashtu, por AIPIGEON e kishte dërguar në shtëpi. Ai donte të ishte i sigurtë se RNDOLLAR do të gjente dikë në shtëpi nëse do të kalonte kufirin përsëri dhe nuk do të kishte mundësi të takonte Agjentin A. Ajo shtoi se shtyllën e drurit e kishte lënë me qëllim jashtë që ai ta përdorte për ta zgjuar atë nga gjumi.

 

qafe botaShënim: Konferenca është një mbledhje javore zakonisht e mbajtur të Djelën gjatë së cilës komunistët lokalë informojne njerëzit për ngjarjet aktuale. Në këto takime gjithashtu denoncohen kulakët, pasanikët apo diversantët.

Gruaja e pyeti RNDOLLAR nëse e kishte takuar Agjentin A dhe ai në fakt ishte arsyeja që ajo kishte pasur frikë të hapte derën. Ajo shpjegoi se sipas instruksioneve ajo e kishte kontaktuar Agjentin A gati 10 ditë pas infiltrimit të RNDOLLAR në Korrikun e shkuar. Ajo e kishte bërë këtë me kërkesën e AIPIGEON pasi kishin rënë dakort për këtë veprim. Ata mendonin ta përfshinin A-në pasi ai nuk ishte nën vezhgimin e Sigurimit dhe ishte i lirë të udhëtonte për në Tiranë plus që ishte i etur për para. Gruaja i kishte shpjeguar Agjentit A se RNDOLLAR po organizonte një rrjet agjenturor dhe ata mendonin se ai mund të bëhej pjesë. Ajo e vuri A-në nën betim duke i kërkuar që të mos tregonte tek askush per këtë gjë as edhe tek AIPIGEON, pasi ai nuk e dinte se RNDOLLAR e kishte kontaktuar gruan në mënyrë të pavarur. Agjenti A ra dakort për t’u angazhuar, por me kushtin që kërkonte një takim me RNDOLLAR kur ai të vinte përsëri në Konispol. Gruaja i tha A-së se RNDOLLAR do të hynte në Shqipëri përsëri në tetor apo në 25 maj në Qafën e Hanit. Në përgjigje të pyetjeve të RNDOLLAR, gruaja tha se nuk kishte treguar asgjë mbi egzistencën e vendndodhjeve të kutive sekrete të informacionit.

Diku në fundin e Majit apo fillimin e Qershorit, A-ja i tregoi gruas se ai ishte përpjekur të kontaktonte RNDOLLAR në datat që i kishte thënë ajo. Ai e kishte bërë këtë pasi donte ta dorëzonte RNDOLLAR tek Sigurimi me qëllim mbrojtjen e familjes. Ai i tha gruas se nëse ajo e dorëzonte RNDOLLAR tek Sigurimi familja e saj do të shpërblehej. A-ja shtoi se ai kishte marrë premtimin e një oficeri të lartë të Sigurimit se RNDOLLAR nuk do të vritej. A-ja i tha gruas se kur RNDOLLAR të vinte përsëri ajo ta çonte atë në shtëpinë e tij dhe të mos i tregonte asgje AIPIGEON.

Kundërpërgjigjia e RNDOLLAR ishte se ai duhej patjetër te vriste A-në. Gruaja i tha se nëse ai do të bënte këtë veprim atëherë familja do ta pësonte përfundimisht. RNDOLLAR u përgjigj se ai do ta merrte të gjithë familjen në Greqi nëse ajo do ta sillte A-në deri tek Qafa e Hanit. Ajo kundërshtoi pasi do të ishte e pamundur që e gjithë familja të dilte sëbashku atje.

Gruaja i tregoi RNDOLLAR se ajo kishte shkuar në Tiranë më 15 Shtator dhe ishte kthyer në 5 tetor të vitit të kaluar. Ajo kishte kontaktuar AIGAUM në fillim pasi ai ishte më i madhi i familjes. AIGAUM kishte refuzuar të përfshihej pasi ai kishte qenë në burg për 10 vjet, kishte tuberkuloz dhe kishte frikë nga pasojat e zbulimit. Kjo bisedë ishte bërë në shtëpinë e AIGAUM ku jetonte edhe nëna e RNDOLLAR. AIGAUM kishte këshilluar gruan që të kontaktonte vëllezërit e tjere dhe t’u thoshte se ai ishte dakort për përfshirjen e tyre.

Për këtë arsye gruaja shkoi në shtëpinë e AIKLOF ku ajo takoi edhe AIKTEH dhe AYTARE. Të tre vëllezërit ranë dakort menjëherë që të ishin pjesë e rrjetit. AIKTEH ishte në prag të martesës por do ta shtynte atë me qëllim që kjo martesë të mos ta pengonte. Të gjithë ranë dakort që asnjë fjalë nuk duhej t’u thuhej nënës, grave apo kujdo tjetër. Gruaja i tha RNDOLLAR se kishte pasur frikë të merrte materialet e shkruara dhe i kishte djegur ato, por i kishte instruktuar vëllezërit në bazë të udhëzimeve që i kishte memorizuar. Duke i rekrutuar vëllezërit (përfshirë edhe AIGAUM) ajo i kishte informuar ata se AIPIGEON ishte agjenti kryesor i rrjetit.

 

Shënime: Gruaja i referohet takimit të organizuar nga RNDOLLAR me AIPIGEON. RNDOLLAR e kishte organizuar këtë takim në kundërshtim me instruksionet e oficerit të tij superior. Në atë kohë ai i tha oficerit të çështjes se ai e kishte organizuar takimin, por nuk kishte qëllim që të shkonte në këtë takim.

Vëllezërit ranë dakort të mblidhnin dhe dërgonin informacionet, por thanë se nuk mund të udhëtonin dot. Megjithatë mund të vinin një apo dy here në vit në Sarandë. Alibia e udhëtimit te tyre ishte takimi me Identitetin B, vajzë e një halle të tyre që banon në Sarandë. Të gjithë ranë dakort të dërgonin informacionin me një korier të besuar te AIPIGEON. Diku në mesin e Tetorit AIKITH erdhi në Sarandë me një sasi dokumentash sekrete. Gruaja e AIPIGEON u informua mbi këtë gjë (nuk dihet se si) dhe u nis menjëherë për në Sarandë. Pas dhënies së këtyre dokumentave AIKITH tha se çdo gjë ishte në rregull në Tiranë, të gjithë ishin mirë dhe prisnin udhëzime. Ai dëshironte të merrte një orë dore nëse kishte mundësi. Po kështu ai ishte i gatshëm të arratisej në Greqi për t’ju bashkuar RNDOLLAR nëse shikohej e nevojshme.

Please follow and like us: