Vajzat më të bukura të politikanëve shqiptarë
Përpos prindërve që janë bërë të famshëm për hir të profesionit, duke se vajzat bukuroshe të disa politikanëve shqiptarë kanë rënë në vëmendjen e mediave pikërisht për shkak të bukurisë që u ka falur nëna natyrë.
Edhe pse nuk janë në një konkurs, së fundi disa prej tyre kanë qenë më të përfolura në media dhe portale duke arritur të bëhen pjesë e mediave rozë.
Kejda Ajazi, bëmë mama të të ngjaj
Një bukuri që bie në sy e që nuk ka mbetur pa komente. Kejda Ajazi është vajza e deputetes Majlinda Bregu, që tashmë ka marrë tiparet e një zonjushe të bukur dhe me shumë klas, duke tejkaluar disa herë nënën e saj, që në fakt mbetet një nga deputetet më shaarmante të parlamentit.
Aleksia Peleshi, modelja që çmendi rrjetin
Pak ditë më parë lajmi i saj ishte ndër më të klikuarit në mediat dhe më i përhapuri në rrjetet sociale. Befasisht zbulohet se Zv.kryeministri Niko Peleshi ka një vajzë të bukur dhe modele. Aleksia, nxënëse në kolegjin turk, merrej gjithashtu edhe me modë dhe u bë pjesë e kopertinës së një reviste italiane.
Eliza Haxhinasto dhe dashuria e saj
Jo vetëm për hiret e saj femërore por edhe për fotot seksi në rrjetet sociale, vajza e ministrit Haxhinasto, Eliza ka arritur të bëhet pjesë e mediave rozë. Eliza gjithashtu ka tërhequr vëmendjen edhe për lidhjen e saj të dashurisë me djalin e ish-ministrit Nasip Naço.
Vajzat e Bamir Topit rikthehen në vëmendje
Dikur, kur i ati ishte president vajzat e Bamir Topi ishin shpesh në vëmendjen e shtypit rozë. Ato janë rikthyer sërish në faqet e shtypit , veçanërisht pas ceremonise martesore të Etidës, pak kohë më parë.