A bëheshin kurban njerëzit edhe në Greqi?
Gjetja e një skeleti të një adoleshenti në malin Likaion, një vend i shenjtë për Zeusin, rindez debatin për aplikimin e praktikës mizore në tokën e qytetërimit që ka qenë djepo i filozofisë.
Skeleti i një adoleshenti i cili jetoi 3 mijë vjet më parë, pa kafkë dhe i shtrirë mes dy radhëve me gurë dhe me një pllakë guri që mbulonte legenin, u zbulua në Greqi.
Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme nëse nuk do të përmendim vendin ku u bë zbulimi, mali Likaion, vend mjaft i shenjtë në atë kohë, ku adhurohej zoti Zeus, transmeton Shqip. Shumë dëshmi ka për faktin se në këtë vend të shenjtë kryheshin sakrifica të kafshëve, por edhe të njerëzve, ku në vazhdim grekët antikë konsumonin mishin e tyre.
Deri tani të gjitha dëshmitë njerëzore për bërjen kurban të njerëzve në këtë mal përfshirë edhe ato të Platonit, hidheshin poshtë si legjenda. Për studiuesit qe e vështirë ta pranonin që kjo praktikë e përhapur të romanët, egjiptianët dhe izraelitët për motive besimi, të aplikohej edhe nga grekët.
Shkencëtarët thonë se maja e malit, ku u gjet edhe trupi i adoleshentit, ishte vendndodhja e një altari për bërjen e kurbaneve dhe jo një varrezë. Atëherë ata shtrojën pyetjen: përse duhet që një turp të varroset aty?
Viktima të përcaktuara
Shumë burime përmendin altarin e Zeusit si të ndërtuar për sakrifikime njerëzore. Sipas legjendës, një djalosh flijohej bashkë me disa kafshë, e më pas mishi i viktimës piqej e konsumohej. Por nëse për kafshët ishin gjetur gjurmë se praktika aplikohej që nga shekulli i XVI p.e.s deri në 300 p.e.s, deri para pak javësh nuk ishin gjetur eshtra të njerëzve.
Pyetje të hapura
Prania e njerëzve në këtë vend daton që përpara 5 mijë viteve. Deri më tani nuk janë gjetur prova për një vend kulti dedikuar Zeusit, por ngelet e vështirë për t’u kuptuar se përse një komunitet duhej që të ngitej në një majë aq të lartë e të rrezikshme për të varrosur dikë. Aktualisht, vetëm në 7% të malit Likaion janë bërë kërkime. Gërmime të mëtejshme do ta sqarojnë këtë dilemë.
Sakrificat
Praktika e sakrifikimit të njerëzve shfaqet te shumë popuj në antikitet, duke nisur nga sumerët, egjiptianët, fenikasit, dorët, aztekët. Në veçanti, ato i kryen të gjithë popujt nordikë, nga gjermanët te galët. Në Romë u ndaluan që nga viti 97 p.e.s.