Albspirit

Media/News/Publishing

A ke ti një lider që të frymëzon, apo ç’të duhet?

Viti që vjen do të jetë një vit elektoral. Ose e thënë më thjeshtë do të jetë një vit ku do të na duhet të zgjedhim për qeverinë që do t’a drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme. Deputetët me gjasa në pjesën më të madhe të tyrë nuk do të jenë ata që ndodhen aktualisht në sallën e parlamentit. Me gjasa duke marrë skenarin më pozitiv, meqë thuajse të gjitha forcat politike por kryesisht forcat e mëdha politike kanë në brendeësi të tyre emra që jane anatemuar nga vetë politika.  E pra priten prurje të reja. Nga do të vijnë këto prurje?

Gjatë ketij sesioni parlamentar dëgjuam akuza që i quajtën “halucinante”,  disa u vërtetuan plotësisht,  disa pjesërisht ose të tjera u harruan pak nga pak. Dëgjuam për trafik droge, për prostitucion, për pastrim parash, për korrupsion, për tendera dhe nepotizëm, për intimidim në gjyqësor, thujase nga gjithë llojet e akuzave.

E enjtja parlamentare tashmë është zbehur, por ajo do të rifillojë serish e bashkë më të edhe akuzat. Historikisht në Shqipëri pjesa më madhe e deputetëvë kanë qenë kartona dhe jo një zë i vërtetë i cili të sillte në sallë propozime konkrete, zgjidhje, alternativa, kundërshtime personale dhe jo thjesht urdhrat e kryetarit për të sulmuar një kauzë të caktuar.

Unë e di dhe sigurisht nuk jam naiv se politika nuk mund të jetë kaq idilike por po aq mire di se nuk mund të jetë edhe kaq e pisët sa në Shqipëri. Në një vend ku ka kaq shumë nevojë për frymëzim këtu nuk të frymëzon askush. Ata pak të zëra të rinj shtypen aq shpejt nga “pleqtë” e politikës sa as nuk  i kuptojmë dot vlerat e tyre. Ne zëvendësuam “xhaketat e vjetra” me “këmisha të arnuara”.

E pra kë të besojmë,  ku t’i kthejmë sytë pa qenë militant apo të lidhur nga zinxhirët e interesave personale? Kush është lideri yt? Kush janë të rinjtë e forumeve rinore që do të jenë e ardhmja e ketij vendi në politikë? Cili është kontributi i tyre, si matet ai? Apo mjafton lidhja miqësore me kryetarin e partisë për të ecur përpara.

Mendoj se kështu vetëm përpara nuk mund të ecet, përvecse të qëndrosh në vend. Këtë nuk e mendoj vetëm unë personalisht por e mendon një brez të cilit unë i përkas dhe që tenton të afirmohet në profesionet përkatëse. Mes tyre shumë të zhgenjyer që nuk dijnë nga të kthejnë sytë. Nuk dijnë ku të gjejnë të vertetën.

Një brez që nuk e gjen dot punën me mik, dhe që jeton me frikën se nesër partia fituese do e zevendësojë. Që prej vitit 2000 kur edhe nisa karrierën në televizion nuk e kam parë asnjëherë më gri  dhe jo frymëzuese situatën politike. Lojra numrash dhe koalicionesh që tashmë duken hapur se janë ne funksion të tyre dhe jo të qytetarit votues. Ne fakt “Votuesi” është viktima më e ironizuar në këtë situatë, ai që mund t’a trajtojnë si të duan.

Unë dua të besoj se lideri që frymëzon ekziston, por po aq dua të besoj se një ditë sistemi do t’a lerë të lirë dhe të mos e kapë.

Please follow and like us: